By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH-ja kërkon ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH-ja kërkon ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë
Maqedoni

ASH-ja kërkon ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë

admin
Last updated: 27/02/2025 18:43
By admin 3 Min Read
Share
DCIM100MEDIADJI_0059.JPG
SHARE

Strugë, 27 shkurt – Marks Engells, APJ, 8 Shtatori dhe emra të tjerë mund të shkojnë në histori nëse këshilltarët e Strugës marrin vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë, të cilat ende mbajnë emra nga koha e komunizmit dhe ish Jugosllavisë. Iniciativa për ndryshimin e emrave, e cila erdhi nga këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Asim Saitoski, ka kaluar në Këshillin e Strugës me votat e partive të bllokut shqiptar, por jo nga VMRO DPMNE dhe LSDM. Saitoski thotë se emrat e ri duhet të pasqyrojnë karakterin multietnik të Strugës. Ai pret mbështetje nga partnerët e koalicionit, përfshirë VMRO-në.

“Të udhëhequr nga fakti se komuna jonë është multietnike kurse shumë nga rrugët datojnë nga kohërat e këqija, besojmë se ato ofendojnë ndjenjat e qytetarëve të komunës së Strugës. Ne ende nuk kemi biseduar me partnerët tanë të koalicionit dhe mendojmë se do të marrim mbështetje, sepse nuk kemi ndërmend që askush të refuzohet apo të ndihet i ofenduar”, deklaroi Asim Saitoski – këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët.

“Iniciativa po dorëzohet në vit elektoral dhe përveç përfitimeve të pikëve politike, ajo nuk ka asnjë vlerë tjetër efektive që do të përmirësonte jetën e struganëve. Çështje të tilla, nëse synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, duhet të shtjellohen dhe diskutohen publikisht dhe profesionalisht, në të gjitha nivelet e komunitetit”, thonë nga VMRO DPMNE-Strugë.

Nisma propozon edhe emërtimin e rrugëve që ende nuk janë emëruar. Besa thotë se emrat e ri duhet të pasqyrojnë kohët e reja.

BDI konsideron se emërtimi i rrugëve duhet të bëhet me kujdes dhe respekt për trashëgiminë kulturore dhe historike të Strugës. Grupi i këshilltarëve i LSDM-së është kundër çdo ndryshimi të emrave të rrugëve në Strugë.

“Ka pasur iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve në të kaluarën, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme, për shkak të dështimit të marrëveshjeve të partive politike, por edhe për shkak se kishte ide për të futur figura kontradiktore nga historia”, raporton Miki Trajkovski- gazetar.

Tashmë pritet që në një nga seancat e radhës të Këshillit të qytetit të vendoset në rend dite dhe të votohet sipas parimit të shumicës së Badenter, riemërtimi i rrugëve të Strugës.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zyrtarët justifikojnë shkeljet për të cilat u gjobitën nga Komisioni Antikorrupsion
Next Article Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?