By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët pas përjashtimit nga pozicionet kyçe në tërë sistemin e sigurisë së shtetit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët pas përjashtimit nga pozicionet kyçe në tërë sistemin e sigurisë së shtetit?
Maqedoni

BDI: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët pas përjashtimit nga pozicionet kyçe në tërë sistemin e sigurisë së shtetit?

admin
Last updated: 07/03/2025 09:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut.

Heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake.

Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga NATO për certifikatat e sigurisë, ngre shqetësime serioze mbi orientimin strategjik të vendit tonë.

Këto zhvillime sugjerojnë një prirje drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërsa shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga sistemi i sigurisë.

Për herë të parë, Agjencia e Inteligjencës, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Ushtarake nuk kanë asnjë shqiptar në pozita udhëheqëse.

Ky përjashtim i qëllimshëm i shqiptarëve nga institucionet kyçe të sigurisë përbën një kërcënim serioz për sigurinë e shtetit dhe ngre pyetje mbi qëllimet pas këtij spastrim etnik në sistemin e sigurisë.

Në këtë situatë alarmante, partite shqiptare në qeveri duhet të ndërpresin  rolin e avokatit të politikave antishqiptare dhe përjashtuese,

Shqiptarët nuk do mbesin spektatorë por do reagojnë  për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht NATO-s, të ndërhyjë për të adresuar këtë përjashtim sistematik dhe për të siguruar që Maqedonia e Veriut të mbetet e angazhuar ndaj vlerave demokratike dhe partneriteteve strategjike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Next Article Sot vranët dhe me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?