By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska Davkova – Jandrokoviq: Kroacia si mike jonë e dëshmuar mund të na ndihmojë shumë në procesin e eurointegrimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska Davkova – Jandrokoviq: Kroacia si mike jonë e dëshmuar mund të na ndihmojë shumë në procesin e eurointegrimit
Maqedoni

Siljanovska Davkova – Jandrokoviq: Kroacia si mike jonë e dëshmuar mund të na ndihmojë shumë në procesin e eurointegrimit

admin
Last updated: 07/03/2025 11:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kryetarin e Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Që të dy, siç kumton Kabineti presidencial, kujtuan fillimet e përbashkëta të integrimit evropian njëzet vjet më parë, por me një përfundim krejtësisht të ndryshëm.

Për presidenten, përvoja eurointegruese kroate është një mësim i rëndësishëm për ne dhe Kroacinë, pasi miku ynë i dëshmuar mund të na ndihmojë shumë me mësimet e nxjerra në procesin e eurointegrimit.

Siljanovska-Davkova theksoi gatishmërinë tonë për t’u përballur me sfidat e Kopenhagës, nëse nuk ngecim në mosmarrëveshje të pakuptimta dypalëshe, që janë një kërcënim real jo vetëm për ne dhe rajonin, por edhe për zgjerimin e BE-së.

Kryetari i Saborit kroat shprehu mendimin e tij se kërcënimi i vetos nga fqinjët nuk është i drejtë dhe se Kroacia do të mbetet miku ynë besnik me mirëkuptim dhe mbështetje të madhe për ne.

Presidentja dhe Jandrokoviq theksuan shqetësimin e tyre për pakicën maqedonase në Kroaci dhe minoritetin kroat në Maqedoni, të cilat janë shndërruar në ura solide të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim u diskutua për ndryshimet dramatike në rendin botëror, si dhe për situatën e pambrojtur të sigurisë në aspekt evropian dhe global me një angazhim për një zgjidhje të përhershme të paqes ruso-ukrainase.

Takimi, siç thuhet në kumtesë, përfundoi me marrëveshje për vazhdimin, zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve maqedono-kroate në sferën e politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe sportit.

Presidentja i dërgoi përshëndetje të ngrohta kryetarit të Kuvendit të Kroacisë të cilën e pret për vizitë shtetërore në maj.

You Might Also Like

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë

Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Lutkov: Rezultate të rëndësishme në vetëm tetë muaj që nga marrja e dikasterit të turizmit

Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot shënohet 7 marsi, Dita e Mësuesit
Next Article Menduh Thaçi uron 7 Marsin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?