By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja e Palevskit kërkon ekspertizë shtesë të gëzhojës së gjetur në vendin e vrasjes së Pançe Zhezhovskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbrojtja e Palevskit kërkon ekspertizë shtesë të gëzhojës së gjetur në vendin e vrasjes së Pançe Zhezhovskit
Maqedoni

Mbrojtja e Palevskit kërkon ekspertizë shtesë të gëzhojës së gjetur në vendin e vrasjes së Pançe Zhezhovskit

admin
Last updated: 07/03/2025 14:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Mbrojtja e të pandehurit Ljupço Palevski propozoi që Gjykata të dorëzojë gëzhojën e gjetur në vendin ku është gjetur trupi i Pançe Zhezhovskit, për të cilin ekspertiza konstatoi se ishte nga një armë 9 milimetra.

Mbrojtja kërkoi që dy ekspertë të thirren para Gjykatës për ekspertizë shtesë të gëzhojës.

“Dosjet përmbajnë ekspertizë të asaj gëzhoje nga një ekspert i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për gëzhojë nga arma e kalibrit 9 mm dhe në të janë gjetur gjurmë të konsiderueshme, gjegjësisht gjurmë që mund të krahasohen me bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nëse kjo gëzhojë është shkrepur nga një armë për të cilën posedohet leje për mbajtje dhe mbajtje të armëve konkretisht nga Bore Videvski. Kërkojmë ekspertizë shtesë të gëzhojës. Eksperti duhet ta kontrollojë këtë gëzhojë me bazën e të dhënave të MPB-së për të parë nëse kjo gëzhojë ka ardhur nga një armë nga baza e MPB-së, konkretisht nga pistoleta e Bore Videvskit.

Gjykata vendosi të shprehet në lidhje me këtë kërkesë në seancën e ardhshme.

Mbrojtja e Ljupço Palevskit sot nuk arriti t’i prezantojë provat nga kamerat e “Qytetit të sigurt” që i kishte shpallur në seancën e kaluar, me të cilat donte të vërtetonte se Palevski ishte në Shkup natën e 21-22 nëntorit të vitit 2023. Gjykata e pranoi regjistrimin, por nuk u paraqit. Avokatët e Palevskit kërkuan që Prokuroria Publike të lejojë prezantimin e video incizimit, pasi nuk kanë mundur të hapin provat.

Palevski sot kërkoi edhe përjashtimin e kryetarit të këshillit gjyqësor, Ivica Stefanovski, i cili e udhëheq procesin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes.

“Njëanshmëria në këtë procedurë e pengoi gjyqtarin të ishte objektiv, ndër të tjera, pa pëlqimin tim,  54 ekspertizat u lexuan në një kontekst krejtësisht të gabuar dhe natyrshëm gjyqtari refuzoi të më jepte mundësinë për të kryer të njëjtat ekspertizë sepse ishin në favorin tim. Prokuroria Themelore Publike nuk e ka paraqitur atë provë si provë në favorin tim. Përkundrazi, ai i paraqiti si provë kundër meje. Dhe kjo është arsyeja për të kërkuar përjashtimin, kryetarit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, po kërkoj përjashtimin e kryetarit të këtij këshilli, gjyqtarit Ivica Stefanovski”, sqaroi ai.

Ai u ankua për mohimin e një mbrojtjeje të drejtë dhe të barabartë.

“Për shkak se e keqpërdor pozitën dhe të drejtat e tij diskrecionale, lirisht interpreton ligjin për procedurë penale dhe më privon nga e drejta për të paraqitur prova që janë në favorin tim”, tha Palevski.

Propozimi u refuzua nga gjykata.

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdoi sot pasi në seancën e kaluar në Gjykatën Themelore Penale – Shkup me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurit Palevski janë paraqitur provat. Në seancën e radhës, të caktuar për më 12 mars, është paraparë të nisë edhe pyetja e të pandehurve.

Në seancat e radhës të caktuara për më 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars, siç informoi gjyqtari Ivica Stefanovski, të akuzuarit do të merren në pyetje me radhë – Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.

Vanja e mitur dhe banori i Velesit, Pançe, të shpallur të

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ESHS: Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arrin 11,9 për qind
Next Article Mickoski: Nuk ka vendim për zgjedhje të firmës, e cila do të ndërtojë garazhë në kate dhe do të menaxhojë me parkingun në Qendrën klinike Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?