By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim
Maqedoni

Kurti shpërfilli urdhrin e Gjykatës për intervistim, Zyra e Kryeministrit del me një sqarim

admin
Last updated: 07/03/2025 16:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tri ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rezervat shtetërore.

Zyra e Kryeministri ka bërë një reagim në lidhje me debatin publik mbi dëshminë e kërkuar nga kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e tyre, thuhet se “Këto ditë, është ngritur një debat publik mbi një çështje që nuk duhet të ishte politizuar: dhënia e dëshmisë së Kryeministrit në lidhje me rezervat shtetërore”.

“Gjatë kësaj kohe jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces. Prandaj, është e rëndësishme të sqarojmë faktet dhe të mbrojmë parimet e një shoqërie të drejtë e demokratike. Mos reagimi ynë i deritanishëm, nuk ka qenë mungesë vëmendjeje, por respekt për procesin ligjor që duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme. Sidoqoftë, është bërë e qartë se po përballemi me një orvatje të hapur për të manipuluar dhe hutuar opinionin publik”, thuhet në reagim.

Më tej, theksohet se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë.

“Duam të jemi të qartë: Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet.
Gatishmëria dhe vullneti për të dhënë dëshmi është ofruar në disa raste dhe në kohë të ndryshme në Zyrën e Kryeministrit. Në të gjitha demokracitë e zhvilluara, përfshirë ShBA-në dhe Francën, është praktikë standarde që zyrtarët e lartë të shtetit të dëshmojnë nga zyrat e tyre, për të ruajtur diskrecionin dhe për të shmangur politizimin e proceseve ligjore. I njëjti parim është zbatuar edhe në Kosovë, së paku në rastin e dy ish-kryeministrave dhe madje te zëvendëskryeministri aktual! Atëherë, pse në këtë rast po bëhet përjashtim? Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?”, vijon reagimi.

Mes tjerash theksohet se kryeministri vazhdon të jetë i gatshëm të dëshmoj – sa më shpejtë, aq më mirë, për qëllime të drejtësisë e respektimit të institucioneve.

“Qeveria jonë ka sjellë reforma të mëdha, veçanërisht në transparencën qeveritare dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë njohur dhe vlerësuar nga organizata të pavarura ndërkombëtare si Transparency International. Ne mbështesim fuqishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor, por refuzojmë përdorimin e tij si një mjet për përfitime politike”, bëhet e ditur në reagim.

Sipas tyre, asnjëherë në Kosovën e pasluftës, nuk kishte më shumë përpjekje për të reformuar drejtësinë, nisur nga pakoja e ligjeve kundër korrupsionit e deri te Byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Me të gjitha përpjekjet për të ndalur reformimin e shumë kërkuar të Këshillit Prokurorial të Kosovës e për të zhdukur korporatizmin në këtë sistem, reforma do bëhet dhe jetësohet.
Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Qeveria jonë ka qenë një aleate e fortë e punës së tyre duke ofruar stabilitet institucional e politik dhe duke nxitur rritjen ekonomike, e cila ka çuar në dyfishimin e investimeve te huaja direkte gjatë katër viteve të fundit, thuhet ndër tjera.

Zyra e Kryeministrit shton se “ata që kërkojnë ta keqpërdorin këtë çështje për qëllime politike duhet të gjejnë mënyra të ndershme për të sfiduar qeverinë —përmes ideve dhe politikave që i shërbejnë qytetarëve. Zyra e Kryeministrit mbetet e hapur dhe bashkëpunuese me çdo institucion që vepron në përputhje me parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë”.

Ndryshe, Gjykata Themelore kishte urdhëruar Kurtin të paraqitet në Speciale për intervistim, por që ky i fundit ka shpërfillur urdhrin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump po shqyrton një ndryshim të madh në politikën e NATO-s
Next Article Bayern Munichu refuzon Neymarin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?