By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm 150 shkolla mbajnë mësimin me një ndërrim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Vetëm 150 shkolla mbajnë mësimin me një ndërrim
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Vetëm 150 shkolla mbajnë mësimin me një ndërrim

admin
Last updated: 07/03/2025 19:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Aktualisht, në 150 shkolla realizohet mësimi me një ndërrim. ndërsa për optimizimin e plotë të rrjetit shkollor e cila nënkupton edhe realizimin e punës me një ndërrim në të gjitha shkollat fillore në vend, është e nevojshme të ndërtohen 300 klasa dhe 70 nyje sanitare, për të cilat sipas vlerësimeve që kemi bërë me UNICEF-in dhe Bankën Botërore duhet të investohet rreth 8 milionë euro. Përveç mjeteve, është e nevojshme edhe kohë, por do të jemi këmbëngulës dhe në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do t’ia arrijmë qëllimit.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në shkollën fillore “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në komunën e Gjorçe Petrovit, ku nga sot të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit mësimin do ta realizojnë në një ndërrim.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që komunat e pranojnë këtë ide, sepse ofron më shumë përfitime – i mbajmë fëmijët në shkollë më gjatë duke pasur parasysh se ata kanë 900 orë më pak se bashkëmoshatarët e tyre evropianë deri në moshën 15 vjeç dhe ata më shumë shoqërohen dhe respektojnë njëri-tjetrin, i reduktojmë shpenzimet e vazhdueshme për funksionimin e objekteve shkollore dhe zgjidhëm sfidën me mësimdhënësit të cilët nuk kanë fond të mjaftueshëm të orëve”, tha Janevska.

Ministrja ritheksoi se iniciativa e udhëheqësisë komunale për përmirësimin e gjendjes në arsim, sepse, siç theksoi ajo, për të gjithë ne është e qartë se njohuritë e qytetarëve janë faktor mbi të cilin mbështetemi dhe që duhet të drejtojë zhvillimin e vendit.

Në komunën e Gjorçe Petrovit, deri më tani në katër nga gjithësej gjashtë shkollat fillore është realizuar puna me ndërrim.

“Është i qartë se ky proces i cili do zgjasë më gjatë, jo një vit apo dy, sepse janë të nevojshme investime të mëdha në infrastrukturë për të krijuar kushte për mësimdhënie me një ndërrim kudo. Por ne filluam dhe do të jemi këmbëngulës. Nuk kemi alternativë tjetër nëse duam arsimim më efektiv, Gjenerata të socializuara me njohuri më të mira se ato që deri më tani i tregojnë në testet ndërkombëtare,” shtoi Janevska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rezervat devizore në fund të shkurtit 4,86 miliardë euro
Next Article Gratë ende përballen me diskriminim dhe paragjykim, nevojitet qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim midis të gjitha faktorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?