By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, por nuk pres përhapje tek ne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, por nuk pres përhapje tek ne
Maqedoni

Mickoski: Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, por nuk pres përhapje tek ne

admin
Last updated: 15/03/2025 15:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, do të ishte e papërgjegjshme të mos e ndjekim situatën me fqinjët tanë dhe në bazë të kësaj jemi të përgatitur për sfidat, nëse ka të tilla, kemi përpunuar skenare, por nuk pres përhapje tek ne, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

I pyetur për ngjarjet në Serbi dhe informacionet nga mediat lokale se “disa struktura nga shtetet fqinje të Serbisë, gjoja marrin pjesë në disa skenarë”, Mickoski tha se politika jonë është e qartë, “as nuk duam që ata të ndërhyjnë në punët tona të brendshme, as ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të ndonjë shteti tjetër”.

“Detyrat tona të shtëpisë janë detyrat tona të shtëpisë, ndërsa detyrat e shtëpive të vendeve të tjera janë detyrat e tyre. Nëse dikush kërkon ndihmë nga ne, këshilluese, të çfarëdo lloji, ne jemi këtu në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Maqedonisë për të mundësuar një gjë të tillë. Nëse jo, ne edhe një herë do të përqëndrohemi në detyrën tonë, sepse kemi punë për t’i zgjidhur në shtëpi dhe as nuk kemi ambicie, as nuk dëshirojmë të jemi pjesë e punëve të brendshme të ndonjë vendi në botë”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për rindërtimin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka.

Në kryeqytetin serb sot pasdite mbahet protestë e madhe, e udhëhequr nga studentët në bllokadë, që konsiderohet si kulmi i demonstratave 3,5 mujore për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një konstruksioni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët kërkojnë përgjegjësi politike dhe ligjore për aksidentin në Novi Sad. Protesta në Beograd vjen pas tubimeve masive të organizuara nga studentët në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish, njoftoi MIA nga Beogradi. Qeveria dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pohojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët dhe komuniteti akademik e hedhin poshtë këtë.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për shkurtime të mëdha në shtatë agjenci, përfshirë atë që mbikëqyr REL-in
Next Article Përmbyset varka me dy persona në liqenin e Mavrovës, nis operacion i madh i shpëtimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?