By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Autostrada Kërçovë-Ohër mbetet “njollë e zezë” në rrugët e Maqedonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Autostrada Kërçovë-Ohër mbetet “njollë e zezë” në rrugët e Maqedonisë
MaqedoniTOP LAJM

Autostrada Kërçovë-Ohër mbetet “njollë e zezë” në rrugët e Maqedonisë

admin
Last updated: 15/03/2025 18:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 15 mars – Autostrada Kërçovë-Ohër mbetet pikë e zezë në rrugët e Maqedonisë. Nuk ka ditë që buletinet e policisë mos të regjistrojnë ndonjë aksident trafiku në këtë aks, i cili ka 11 vjet që po ndërtohet. E fundit ka ndodhur ditë më parë, kur mes fshatrave Botun dhe Klimeshtan, një 30-vjeçare ka dalë nga rruga me makinën e saj, duke marrë plagë të rënda. Nga 280 aksidente trafiku vitin e kaluar në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër, shumica kanë ndodhur në këtë autostradë. Për shkak të kësaj situate, policia ka intensifikuar kontrollet.

“Gjatë gjithë vitit 2024 në rajonin e Ohrit kanë ndodhur 280 aksidente trafiku me 5 viktima, ndërsa gjatë vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 300 aksidente trafiku me 2 viktima. Punonjësit e policisë duhet të jenë të pranishëm në të gjitha ato rrugë rrugore ku janë regjistruar numri më i madh i aksidenteve në komunikacion. Këtu para së gjithash mendoj për autostradën Ohër-Kërçovë në ndërtim e sipër”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së Ohër.

Në rrugë mungon sinjalistika dhe shenjat e duhura dhe në shumë vende kalon nga pjesa e vjetër në pjesën e re ose anasjelltas, gjë që e bën edhe më të pasigurt për drejtimin e automjetit. Infrastruktura e dobët nga Shkupi në Ohër i frikëson edhe punëtorët e turizmit. Ata thonë se kjo është arsyeja e rënies së numrit të turistëve që shmangin shkuarjen në Ohër apo Strugë në vijë tokësore.

“Problemi më i madh është sigurisht infrastruktura. Për të shkuar në Sturgë dhe Ohër, rruga që ka 10 vite që po ndërtohet është problem thelbësor dhe dështim total këto vite, jo vetëm nga këndvështrimi i turizmit, por edhe nga këndvështrimi i gjithçka që po ndodh në rajon”, tha Ana Jançeva- punonjëse turistike.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, kohë më parë premtoi se një pjesë e autostradës do të hapet me fillimin e sezonit turistik.

“Deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik do të përfundojmë diku rreth 40 kilometra, pra autostradën nga hyrja në Ohër deri në fshatin Vërbjan, aty ku fillon Preseka, me një pjesë të vogël afër fshatit Botun, sepse aty ka rrëshqitje të madhe, e cila duhet të zgjidhet dhe deri në fund të vitit 2026, do të përfundojë menjëherë autostrada nga Kërçova deri në Ohër, që më pas do të lidhet me autostradën Kërçovë-Bukojçan”, u shpreh Aleksandar Nikolloski- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve .

Autostrada Kërçovë-Ohër filloi në vitin 2014. 10 vitet e kaluar, numër i madh i qytetarëve kanë humbur jetën në këtë rrugë, e cila njihet edhe si “rruga e vdekjes”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FC Shkupi humb sërish, kësaj radhe Pelisteri fiton 1-0 në Çair
Next Article Pësoi lëndime në kokë nga një defekt në ski liftin në Kodrën e Diellit kërkon zbardhjen e rastit nga policia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?