By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputeti Shaqiri: Grupi parlamentar i “VLEN”-it së shpejti do të dalë me propozim- metodologji për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputeti Shaqiri: Grupi parlamentar i “VLEN”-it së shpejti do të dalë me propozim- metodologji për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Maqedoni

Deputeti Shaqiri: Grupi parlamentar i “VLEN”-it së shpejti do të dalë me propozim- metodologji për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

admin
Last updated: 04/04/2025 15:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Grupi parlamentar i “VLEN”-it së shpejti do të dalë me propozim-metodologji për liderët e tyre dhe mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale. Plani që duhet të marrin liderët do të jetë metodologjia për ndarjen e pozitave në listat e këshilltarëve komunal në përqindje, plus pozitat e bartësve të listave dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Këtë e deklaroi për MIA-n, deputeti i “VLEN”-it, Riad Shaqiri.

“Si grup parlamentar brenda ‘VLEN’-it kemi pasur dy takime – një joformal dhe një formal, ku kemi diskutuar mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Në atë takim kemi biseduar për metodologjinë e ndarjes së pozitave në administratën e komunës dhe formën e daljes në zgjedhje. Ka pasur dy forma – një formë e daljes në zgjedhje veç e veç dhe një formë e daljes në aspekt të përbashkët si koalicion. Në tavolinë janë të dyja versionet”, tha Shaqiri.

Deputeti thekson se ka më shumë pajtueshmëri në lidhje me atë që në zgjedhje të shkohet me lista të përbashkëta dhe harmonizim të qëndrimeve për ndarjen e komunave, siç tha ai, “ku janë në përputhje me shtrirjen e subjekteve politike në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut si strukturë partiake”.

Ai informoi se javën e ardhshme do të mblidhet grupi parlamentar dhe pritet që të harmonizohen qëndrimet për ndarjen e pozicioneve.

“Nuk kemi ditë të saktë, as datë, as afat. Javën e ardhshme do të kemi edhe një takim. Nuk e dimë saktë se kur do ta caktojmë takimin, varësisht nga aktivitetet e punës së Kuvendit. Javën e ardhshme do të kemi takim dhe shpresoj që të gjitha mediat dhe gazetarët të informohen me kohë”, ka thënë Shaqiri.

Mosmarrëveshjet në “VLEN” dolën në pah kur të gjithë liderët e koalicionit pranuan publikisht se janë të gatshëm për një garë në të gjitha nivelet për zgjedhjet lokale me përjashtim të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari i cili insistoi që për listat e kandidatëve për këshilltarë të shkohet veç e veç. Ai madje kritikoi efikasitetin e koalicionit duke thënë se 70 për qind e shqiptarëve konsiderojnë se VLEN nuk funksionon mirë dhe nuk ka përfaqësim të kënaqshëm në qeveri.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Kryetari i një partie shqiptare tha se takimi i përbashkët ishte humbje kohe dhe tani po na akuzojnë për takim monoetnik
Next Article Prokuroria e ndërpreu procedurën kundër të ndjerit Karadakoski, takim i kolegjit profesional të PP-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?