By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh
Maqedoni

Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh

admin
Last updated: 04/04/2025 16:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Strumic, 4 prill – Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot sqaroi se në takimin e djeshëm me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë lidhur me axhendën reformuese për Planin e rritjes, në të cilin griupi i parë i ligjeve janë nga fusha e jurisprudencës, energjetikës, kulturës dhe digjitalizimit. Filipçe edhe një herë bëri thirrje për takim me ëiderët e të gjitha partive parlamentare, duke përfshirë edhe partitë e shqiptarëve. Sërish mohon se bëhet fjalë për takim monoetnikk, duke theksuar se kur bëhet fjalë për interesin e shtetit, partitë nuk duhet të ndahen.

“Takimi kaloi mirë dhe duhet të them në mënyrë konstuktive. Morëm qëndrim të përbashkët, që të gjejmë mënyrë, në të cilën do të punojmë në axhzendën reformuese, si kurrë më parë sipas shembullimit të demokracive të zhvilluara. Suedia ka një shembull të këtillë, Gjermania po, ne edhe më tej do të jemi politikisht të ndryshëm, por kur bëhet fjalë për shtetin duhet të ulemi të gjithë së bashku dhe t’i zgjidhmin problemet. Askush nuk ka mjaftueshëm kapacitet njerëzor dhe potencial që për një kohë të shkurtër të bëjë diçka. Dhe në këtë kuptim duhet të bahskohemi për çështjet më të rëndësishme”, tha Filipçe, i cili sot në Strumicë mori pjesë në një ngjarje me rastin e fillimit të fazës së dytë të projektit për lagje sociale.

Sqaroi se bëhet fjalë për axhendë reformuese për Planin e rritjes, të cilin e ka hartuar qeveria e LSDM-së dhe pastaj qeveria aktuale, të cilin e ka nënshkruar në Bruksel.

Duke folur për reagimet partiake nga blloku shqiptar, Filipçe sërish ka iniciuar takimin e liderëve.

“Kam bërë thirrje për takim të kryetarëve të të gjitha partive, njëri nga kryetarët e një partie shqiptare tha se do të ishte humbje kohe dhe tani po na akuzojnë për një lloj takimi monoetnik. Takimi lindi nga tragjedia e Koçanit kur pamë se ka çështje të rëndësishme për zhvillimin e shtetit, për të cilat duhet të bashkëpunojnë të gjitha subjektet politike, pavarësisht nëse kemi prapavijë të ndryshme politike, politika që i kemi zbatuar dhe planifikojmë t’i zbatojmë në të ardhmen”, tha Filipçe.

Në takimin e djeshëm, siç tha ai, ka përfaqësuar LSDM-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski VMRO-DPMNE dhe janë takuar si liderë të dy partive më të mëdha në bllokun maqedonas.

“Pasraj krye ministri ishte i pari, i cili pa asnjë vërejtje dhe i vetmi e pranoi këtë takim. Absolutisht konsideroj se në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë në drejtim të organizimit të takimit të liderëve të të gjitha partive të mëdha politike dhe kjo është edhe një thirrje e imja, duke përfshirë edhe partitë nga blloku politik shqipar, edhe pse nuk shoh asnjë nevojë që ne këtu të ndahemi si parti nga blloku maqedonas dhe ai shqipar, kur bëhet fjalë për interesin e shtetit”, tha Filipçe, duke theksusar se LSDM-ja është parti multietnike.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me Slloveninë në fushën e administratës publike
Next Article Në VK “Bllatë” dhe “Xhepishte-Trebishte” afër Dibrës, në tremujorin e parë kanë kaluar 237 394 udhëtarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?