By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it, vetëm Taravari ka dilema!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it, vetëm Taravari ka dilema!
MaqedoniRekomanduar

Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it, vetëm Taravari ka dilema!

admin
Last updated: 07/04/2025 11:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Izet Mexhiti sot në një paraqitje për media tha se brenda kësaj jave do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti politike. Ai i kërkoi Taravarit që të sqarohet për deklaratat e tij, duke shtuar se është i vetmi që ka dilema nëse VLEN-i duhet të bashkohet.

“I vetmi që ka dilema dhe që e sheh si të mundshme bashkëpunimin me BDI-në është Taravari. VLEN është anti-pod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në humb kuptimi i ndryshimit dhe i asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte shqyrtojmë mundësinë që të dëgjojmë votuesit, të cilët më herët kanë kërkuar bashkim opozitar, ndërsa tani kërkojnë shkrirjen e VLEN-it në një parti”.

“Brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion. Përkrahësit e VLEN-it kërkojnë që katër partitë politike, LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja, kërkojnë këtë, i vetmi që ka dilema është Taravari, i cili duhet të sqarohet se nuk mund edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ndryshe, Taravari në emisionin “PodGo” më herët deklaroi se u ka ofruar krerëve të VLEN-it që në zgjedhjet lokale të shkojnë me lista të ndara për këshilltarë për komunat, ndërsa me kandidatë të përbashkët për kryetarë, propozim që është refuzuar nga kryetarët e partive tjera të koalicionit VLEN. Ndërsa më pas Taravari ka thënë se këtë periudhë do të vendosë se si partia e tij do të garojë në zgjedhjet lokale.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/videos/2292419037819990

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bogovina do të ndryshojë bindje apo do të vazhdojë me avazin e vjetër?
Next Article Mbi 2500 gjoba për shkelje të rregullave në trafik gjatë fundjavës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?