By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura
Maqedoni

KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura

admin
Last updated: 15/04/2025 18:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte dhe hapësira të mbyllura edhe pse janë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë, konfirmoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Siç ishte thënë në seancën e sotme, ky boshllëk ligjor mundëson pasivitet institucional dhe kushte të kufizuara për sanksionim.

Sipas KSHPK-së e cila zbatoi analizë antikorruptuese të disa ligjeve pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona, nuk është rregulluar edhe procedura për marrjen e lejes për furnizimin e materieve shpërthyese, nuk është konfirmuar organi kompetent i cili do të vendosë për kërkesën, as nuk janë shkruar afatet për veprim, ndërsa mungojnë qartë edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacioni.

“Për më shumë se 15 vjet që nga miratimi i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, nga viti 2007 deri në prill të vitit 2025, nuk ka pasur ndalim specifik për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura, që është një boshllëk i konsiderueshëm ligjor dhe një burim potencial i rrezikut rregullator dhe të sigurisë. Prej më shumë se 15 vitesh, nuk ka një ndalim specifik ligjor për përdorimin e lëndëve piroteknike në ndërtesa dhe ambiente të mbyllura, edhe pse ato përbëjnë një rrezik të lartë për jetën dhe sigurinë. Një boshllëk i tillë ligjor mundëson pasivitet institucional, kushte të kufizuara për sanksionim, praktika të ndryshme në zbatimin e dispozitave ligjore, si dhe mundësi për aplikim selektiv dhe tolerim të shkeljeve. Ndërhyrja në kohë me ndalime të sakta është e detyrueshme, veçanërisht në rastet kur rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti publik dhe siguria e qytetarëve. Duhet të krijohet mekanizëm për rishikim të rregullt të dispozitave për kundërvajtje dhe të merret në konsideratë vendosja e një vlerësimi të detyrueshëm të rrezikut të sigurisë për çdo kërkesë për leje për tubime publike, ngjarje dhe aktivitete në hapësira të mbyllura ku është e mundur përdorimi i mjeteve piroteknike”, theksoi kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila shpjegoi rezultatet e analizës.

Paraprakisht në seancë ishte theksuar edhe se janë konstatuar shumë lëshime në Ligjin për veprimtarinë hotelierike.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI po kërkon dorëheqje por jo edhe të Taravarit, a është ky sinjal për një bashkëpunim të ri?
Next Article Në Komisionin për Sistem politik nuk kaloi nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e një seance mbikëqyrëse për hetimin e tragjedisë në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?