By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Komisionin për Sistem politik nuk kaloi nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e një seance mbikëqyrëse për hetimin e tragjedisë në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Komisionin për Sistem politik nuk kaloi nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e një seance mbikëqyrëse për hetimin e tragjedisë në Koçan
Maqedoni

Në Komisionin për Sistem politik nuk kaloi nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e një seance mbikëqyrëse për hetimin e tragjedisë në Koçan

admin
Last updated: 15/04/2025 18:30
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Në Komisionin e sotëm kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nuk kaloi Nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për hetimin e tragjedisë në Koçan. Për nismën votuan katër anëtarë të Komisionit të partive politike “Fronti Evropian” dhe LSDM.

Deputetët-anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe “Vlen”-it, theksuan se fakti që nuk votuan nuk do të thotë se janë kundër mbajtjes së debatit mbikëqyrës, por janë për përfshirjen e të gjitha tragjedive tjera paraprake si Spitali modular në Tetovë, “Besa Trans”… Theksuan se derisa ka hetime aktive për rastin në Koçan, nuk do të ishte mirë që Kuvendi të zhvillonte një debat mbikëqyrës sepse, siç theksuan ata, kjo do të ishte sikur të bëhej presion dhe ndërhyrje në këtë proces. Theksuan se ata persona që kanë bllokuar dhe nuk kanë krijuar kuorum në Komisionin Anketues në mandatin e kaluar për të diskutuar për tragjeditë në spitalin modular dhe “Besa Trans” duhet të kërkojnë diskutim për tragjedinë në Koçan.

Deputetët-anëtarë të LSDM-së theksuan se nuk është koha për mbledhjen e pikëve politike në tragjedi të tilla ku jetën e humbën 61 persona dhe rreth 200 u lënduan. Deputetët e “Frontit Evropian” thanë se duke mos votuar nevojën e mbajtjes së debatit mbikëqyrës pushteti tregon, siç theksuan, se nuk është zëri i popullit.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan dje në Gjykatën Themelore në Koçan dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit të 19-të të cilit i është zgjatur hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, informuan nga Prokuroria. Numri i të dyshuarve për zjarrin në klubin “Puls” në Koçan arriti 52 persona fizik dhe tre juridik, pasi Prokuroria gjatë fundjavës zgjeroi hetimin edhe me 19 persona. Nga të dyshuarit e rinj, tre janë ministra të ekonomisë, tre inspektorë të autorizuar ndërtimor në Komunën e Koçanit, tre drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një inspektor i përgjithshëm në DMSH, tre zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe katër inspektorë tregu në Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT). Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, pasi sipas Prokurorisë, deri më tani nuk ka prova se i është kërkuar vazhdimi i licencës së objektit të klubit “Puls” në Koçan.

Nga të dyshuarit e rinj, tre ishin ministra të ekonomisë, tre inspektorë të autorizuar ndërtimor në Komunën e Koçanit, tre drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një inspektor i përgjithshëm në DMSH, tre zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe katër inspektorë tregu në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, pasi sipas Prokurorisë, deri më tani nuk ka prova se i është kërkuar vazhdimi i licencës së objektit të klubit “Puls” në Koçan.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje në një deklaratë për media theksoi se hetimet për tragjedinë në Koçan nuk janë të plota, duke theksuar se ndaj të gjithëve për të cilët ka prova është bërë kallëzim nga MPB-ja dhe se kushdo për të cilin do të konstatohen prova se janë të lidhur shkakor dhe rrjedhimisht me ngjarjen kriminale nga aspekti i procesit të kryerjes së elementeve konkrete të veprës penale. Sipas tij, Ministria e Brendshme nuk ka mbetur e kursyer nga hetimi, i cili përfshin periudhën nga viti 2012 e deri më sot.

Pas aksionit të së shtunës për ndalimin e të dyshuarve të rinj dhe zgjerimin e hetimeve, Gjykata Themelore në Koçan pardje ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona, arrest shtëpiak për gjashtë persona sipas nenit 163 dhe masën e sigurimit në përputhje me nenin 146 të Kodit Penal, ndërsa për tetë persona masën e kujdesit sipas nenit 146. Ata kanë të drejtë ankimimi brenda afatit ligjor, në varësi të masës së caktuar ndaj tyre, nga 24 orë deri në 72 orë. Të gjithë, ashtu si të mëparshmit për të cilët është nisur hetimi, dyshohen për “Krime të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal, por nuk përjashtohet që të ketë edhe akuza për krime të tjera nëse këtë e vlerëson grupi i prokurorëve publikë që drejton hetimin.

Siç kumtoi prokurori shtetëror, Ljupço Koceski pardje në konferencë për shtyp, deri më tani është ngritur hetim ndaj 45 personave fizik dhe tre juridik. Një nga personat fizik ndërkohë ndërroi jetë dhe kundër tij hetimi do të ndërpritet. Plotësisht zhvillohet hetim edhe kundër shtatë nëpunësve policorë.

Lidhur me përgjegjësinë e autoriteteve lokale, në bazë të veprimeve të deritanishme hetuese, krahas tre kryetarëve të komunës së Koçanit të cilët tashmë janë të dyshuar, Prokuroria erdhi deri te dyshimi i bazuar për përgjegjësi të mundur dhe të tre inspektorëve të autorizuar komunal ndërtimorë, të cilët vepruan në kundërshtim me kompetencat e veta dhe autorizimet e Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për mbikëqyxrje inspektuese, potencon se fare nuk kanë kryer kurfarë kontrolli inspektues të objektit i cili me vite ishte ridedikuar në më[nyrë të paligjshme nga objekt për industri të lehtë në objekt gastronomik pa kurfarë standarde të sigurisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në kuadër të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, përveç drejtorit të dyshuar paraprak, hetimi është ngritur edhe për tre persona në funksionin e njejtë, përfshirë edhe drejtorin aktual, si dhe kundër inspektorit të përgjithshëm në Drejtori i cili ishte në atë pozitë gjatë tërë periudhës së funksionimit të klubit.

Krahas ministrit paraprakisht të dyshuar të Ekonomisë, sekretarit shtetëror dhe tre nëpunësve të tjerë udhëheqës, tani të dyshuar të tjerë janë edhe tre persona të cilët në periudhën e caktuar nga funksionimi i klubit e kanë kryer funksionin e ministrit të Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë dhe tre persona të tjerë zyrtarë në pozita udhëheqëse, kompetentë të sektorëve për hotelieri dhe turizëm, të cilët dyshohen.

Nga aspekti i Inspektoratit shtetëror të tregut, veprimet hetuese deri në këtë moment, krahas tre tashmë të dyshuarve, sipas Prokurorisë, bëjnë me dije për dyshime të bazuara edhe të katër inspektorëve të tregut të cilët ishin kompetentë të kryejnë mbikëqyrje inspektuese për zbatim të rregullt të ligjeve ekzistuese dhe akteve nënligjore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në zjarrin e 16 marsit të këtij viti në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e humbën 61 persona, ndërsa rreth 200 të rinj u lënduan. Nëntë persona nga të lënduarit po mjekohen nëpër spitale në Shkup, ndërsa 48 jashtë vendit. Ekspertë nga Anglia dhe mjekë tanë përgatisin protokoll për peshën e pasqyrës klinike të pacientëve nga tragjedia në Koçan.

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të mbajë edhe mbledhje tjetër, në rend dite të së cilës është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim, në lexim të dytë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura
Next Article Thirrje për nominime për Çmimin për Arsim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm nga UNESKO dhe Japonia për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?