By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor

admin
Last updated: 26/04/2025 16:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26 maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë. Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve.

“Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më pare. Nëse kanë qenë në shkollat teknike, elektroteknike ose makinerisë atëherë orientimi I tyre është drejt fakulteteve teknike dhe kalimi në to është më I lehtë sepse edhe janë të përgatitur për këtë. Nëse dikush nga drejtimi I makinerisë zgjedh të aplikoj në Fakultetin Ekonomik ose Juridik atëherë do të paraqes Maturën Shtetërore të përgjithshme”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së.

Maturën Shtetërore këtë vit e kanë paraqitur 15 mijë maturantë. Krahasuar me vitin paraprak numri i maturantëve mbetet thuajse i njëjtë. Mirëpo, sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve mbetet i ulët numri i nxënësve që arsimin e mesëm e rrumbullakojnë me maturë shkollore dhe kyçen në tregun e punës.

“Nxënësit që nuk paraqesin Maturën Shtetërorë kanë mundësi të japin provimin e maturës së shkollës ose provimin përfundimtar, varësisht ku janë, në gjimnaze ose shkolla profesionale. Ato nxënës që vendosin në këtë mënyrë ta rrumbullakojnë arsimin e tyre më tutje kyçen në tregun e punës ose orientohen në diçka tjetër. Numri I nxënësve në maturë shtetërore është shumë më I lartë kundrejt numrit të nxënësve që paraqesin maturën shkollore”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së.

Me ndryshimet ligjore janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtjesorë, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sallai: Kryetarja e Antikorupionit të jep dorëheqje
Next Article Mbetjet inerte hidhen kudo në Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?