By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sallai: Kryetarja e Antikorupionit të jep dorëheqje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sallai: Kryetarja e Antikorupionit të jep dorëheqje
MaqedoniTOP LAJM

Sallai: Kryetarja e Antikorupionit të jep dorëheqje

admin
Last updated: 26/04/2025 16:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Ekspertët vlerësojnë se kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitovska duhet të japë dorëheqje, pas përfshirjes në hetimin e Prokurorisë në të cilin është e dyshuar se njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët” i ka dhënë sekrete zyrtare. Ish anëtari i Antikorrupsionit Shemsi Sallai vlerëson se përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe pavarësisht rastit, përbërja aktuale e Antikorrupsionit duhet të vazhdojë me punë.

“Unë nuk mendoj se të gjithë duhet të japin dorëheqje, pasi besoj shumë thellë se mund të jetë një rast i izoluar vetëm i kryetares. Edhe besoj se ka kapacitet të mjaftueshëm tek anëtarët tjerë edhe te Sekretariati që e përmendi se janë shumë profesionistë në punë dhe e bërë. Dhe unë shpresoj që Komisioni Kundër Korrupsionit do të vazhdojë punën pa asnjëfarë pengese dhe u bëj apel qytetarëve që të mos humbin besimin tek ai institucion”, tha Shemsi Sallai, ish anëtar i Antikorrupsionit.

Keqardhje për rastin me kryetaren e Antikorrupsionit, shprehu edhe ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski. Ai, thekson që pavarësisht prezumimit të pafajësisë, Dimitrovska duhet të japë dorëheqje. Ndërsa edhe ai ndan mendimin se Antikorrupsioni ka kapacitete për të tejkaluar situatën dhe të vazhdojë me punë.

“Sipas meje, nuk ekziston mundësi për paralizimin e institucionit nëse vazhdon kjo përbërje të funksionojë. Gjithashtu, nuk shoh arsye pse anëtarët tjerë do të bartnin përgjegjësi për veprimet personale të një prej anëtarëve, pra veprime potenciale pasi bëhet fjalë për person të dyshuar”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital.

Dimitrovska me mbështetje të partive u zgjodh kryetare e Antikorrupsionit në fillim të vitit të kaluar. Pavarësisht pritjeve, ajo ende nuk ka dhënë dorëheqje. Ndërkohë, Gjykata ia mori pasaportën dhe ia ka ndaluar të shkojë në punë dhe të ketë qasje në dokumentet apo materialet e Antikorrupsionit. Për veprën penale që i ngarkohet Dimitrovskës, parashihet dënim me burg në kohëzgjatje prej tre muajsh deri në pesë vjet. Nëse nuk jep dorëheqje, pritet që të hapet procedurë shkarkimi në Kuvend.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dokumentet gjyqësore tani mund t’i merrni online
Next Article Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?