By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti nga Gostivari: Për 7 muaj bëmë më shumë se BDI në 20 vjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti nga Gostivari: Për 7 muaj bëmë më shumë se BDI në 20 vjet
Maqedoni

Mexhiti nga Gostivari: Për 7 muaj bëmë më shumë se BDI në 20 vjet

admin
Last updated: 27/04/2025 00:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 27 prill – Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një takim me strukturat partiake në Gostivar, njoftoi se koalicioni VLEN së shpejti do të transformohet në një subjekt të vetëm politik. Duke kaluar nga bashkëpunimi në një strukturë të përbashkët dhe të qëndrueshme, Mexhiti theksoi se ky hap do të forcojë përfaqësimin e shqiptarëve me unitet dhe vizion të ri.

“Brenda një viti kemi bërë një revolucion politik: bashkuam opozitën, sollëm ndryshimin dhe për vetëm 7 muaj dërguam në opozitë një subjekt që kishte qeverisur për dy dekada,” tha Mexhiti. Ai nënvizoi se qëllimi i VLEN-it nuk ishte thjesht rrëzimi i BDI-së, por realizimi i një platforme të re politike në shërbim të interesave shqiptare.

Në adresimin e tij, Mexhiti kritikoi ashpër qëndrimin e Arben Taravarit, duke theksuar: “Nuk mund të jesh edhe pozitë edhe opozitë. Nuk mund të kërkosh ndryshim dhe njëkohësisht të bashkëpunosh me BDI-në. Këtë tashmë e kanë kuptuar të gjithë partnerët tanë qeveritarë.”

Ai ritheksoi se dera e VLEN-it mbetet e hapur për të gjithë anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët ndër vite kanë qëndruar kundër politikave të BDI-së.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, Mexhiti u shpreh: “Ali Ahmeti ka bërë koalicion me Dudushin, me partitë boshnjake, madje ftoi edhe Taravarin. Nuk e dimë kë tjetër do të ftojë, por qytetarët do ta dënojnë në zgjedhjet lokale, ashtu siç e dënuan edhe në zgjedhjet parlamentare.”

Takimi në Gostivar konfirmoi vendosmërinë e Lëvizjes Demokratike dhe të koalicionit VLEN për të ecur përpara drejt ndërtimit të një force të vetme politike, që do të përfaqësojë shqiptarët me seriozitet, unitet dhe ide të qarta për të ardhmen.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asfaltohet rruga “Murat Baftjari” në Tetovë. Kasami: Skeptikët nuk kanë fjalë sa kemi ne punë!
Next Article Moti sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?