By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi
Maqedoni

Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi

admin
Last updated: 27/04/2025 11:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Për të gjashtën herë iu dha “Jo” e madhe Albulena Haxhiut si propozim për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Assesi të grumbullojë shumicë të thjeshtë prej 61 votash Lëvizja Vetëvendosje, ku edhe sot, sikur herat e tjera, nxori vetëm 57 vota “Për”.

Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstitutive, ndërpreu edhe për 48 orë seancën pasi Haxhiu u rrëzua me votë për të gjashtën herë.

Konjufca me një buzëqeshje të vogël e thirri sërish emrin e Haxhiut, për t’u rrëzuar menjëherë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti “të turpshme” dështimin e sërishëm të Vetëvendosjes për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe mosndërrimin e emrin të një kandidati që dihet që nuk kalon.

“Bllokada është për Albin Kurtin, sepse ai vetë s’po mundet me u zgjidh kryeministër, e po e sakrifikon Albulena Haxhiun”, tha ai.

“S’kanë shumicë parlamentare…Ndërrojeni kanidatin, sepse është e tuprshme dhe dëmtuese për vendin tonë…

Dojnë me ba me zor Haxhiun, nuk kalon ajo, i kanë edhe 47 tjerë…Nuk mundesh 7 herë me provu të njëjtin njeri, dhe ne prap me ardhë të martën, e me ardh prap me të njëjtin njeri”.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se “përgjegjësia është e VV-së dhe vetëm e VV-së” për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Iu referua thënies së famshme të Albert Ajnshtajnit, se “është çmenduri që me veprimin e njëjtë të presësh rezultate të ndryshme” – kjo për propozimin për të gjashtën herë me radhë të Albulena Haxhiut, kur ajo s’ka vota.

“Në emër të LDK-së që ne nuk kemi votë për Haxhiun e as për kandidatë tjetër….Zgjedhjet s’i kanë dhënë shumicë askujt…Institucionet konstitutohen me marrëveshje politike…

LDK ka refuzu bashkëpunimin me VV, por janë 13 parti tjera…andaj konsideroj që ësjtë dështim i tyre dhe vetëm i tyre në qoftë se këta nuk kanë lënë hapësirë bashkëpunimi me asnjë parti tjetër”.

Ne insistojmë që duhet marrëveshke politike që të ketë 61 vota…Nuk mundesh me imponu kandidatin, nuk jemi ne që kemi shkaktu ngërç”, tha ajo.

Hekura Murati nga Vetëvendosje fajësoi “subjektet shqiptare” për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, për çka tha se “të gjitha komunitetet pakicë” votuan për Albulena Haxhiun – ndonëse as kjo nuk qëndron.

Duda Balje, Adem Hoxha dhe Lista Serbe nuk kanë votuar për Albulena Haxhiun.

“Ne kemi vota për, s’mund të votojmë për tjerët, sepse kaq vota kemi kaq na kanë dhënë qytetarët…57 vota të deputetëve “Për”, dhe vlen të theksohet se janë të përfaqësura të gjitha komunitetet pakicë në ato vota. Por, mungon që votat e subjekteve shqiptare të marrin pjesë të zhbllokojnë. Te votat kundër pati rënie, 41 vota kundër”, tha Murati.

“Ne si parti fituese kemi kryer obligimin tonë kushtetues, kemi propozuar kandidatin. Dhe edhe obligimin kushtetues për të votuar për”, tha Hekuran Murati.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrëzohet për të gjashtën herë Albulena Haxhiu, ndërpritet seanca
Next Article Del nga ‘moda’ droga me postë nga SHBA, policia kupton ‘hilen’, arrestohet në flagrancë një tjetër i ri në kryeqytet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?