By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Komisioni i Venecias për Ligjin e Gjuhëve nuk ka shpjegime konkrete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Komisioni i Venecias për Ligjin e Gjuhëve nuk ka shpjegime konkrete
Maqedoni

Osmani: Komisioni i Venecias për Ligjin e Gjuhëve nuk ka shpjegime konkrete

admin
Last updated: 06/05/2025 11:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Profesori universitar Afrim Osmani theksoi që mendimi miqësor i Komisionit të Venecias nuk jep përgjigje konkrete rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por është vetëm një shpjegim i standardeve apo normative ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve nga ana e pakicave.

“Këtu tashmë edhe parashtrimi i pyetjeve siç e thekson në vetë përgjigjen Komisioni i Venecias janë pyetje abstrakte dhe janë pyetje të përgjithshme. Andaj, në pjesën dërmuese të përgjigjes që e ka dhënë Komisioni i Venecias kemi përgjigje të përgjithshme pa mos u fokusuar në diçka konkrete. Tani do të vjen në shprehje kurthi i parë që çështja t’i referohet kushtetueses dhe vendimin e tyre njëfarë lloj ta bazojnë te gjoja mendimi i Komisionit të Venecias. Mirëpo, diçka konkrete viza-vijë ligjit mbi përdorimin e gjuhëve nuk kemi. Thjeshtë kanë kërkuar mendim mbi standardet apo mbi aktet apo normativën juridike ndërkombëtare dhe atë evropiane”, deklaroi Afrim Osmani në intervistën për “Alsat”.

Për dallim të Ligjit për Gjuhën Maqedonase, i cili është mjaft i rreptë dhe që respektohet nga institucionet, Osmani thekson që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lënë në vullnetin e mirë të funksionarëve.

“Fatkeqësisht është lënë në, ne juristët themi “bona fide” në vullnet të mirë të institucionit apo udhëheqësit të atij institucioni. Ne juristët themi, qoftë edhe ligji më i keq i cili aplikohet apo implementohet është më i miri, kurse më i keqi është më i miri i cili aspak nuk implementohet. Në rastin konkret, kemi vetëm implementim të cunguar, të themi vetëm nga pala shqiptare që është pjesë e pushtetit qendror po ashtu edhe atij lokal, por jo edhe palëve tjerë që janë pjesë e pushtetit”, tha Afrim Osmani, profesor universitar.

Për më 19 qershor është paralajmëruar të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në të cilin pritet të marrin pjesë, ekspertë, profesorë, por edhe parashtruar të iniciativave kundër ligjit. Mes tyre, do të ketë dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias të cilët do ta prezantojnë këshillën miqësore. Venecia duket se ka zbutur qëndrimin e tij në përgjigjet e dy pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar, në prag të seancës përgatitore.

Në dokumentin e publikuar thuhet se “asgjë nuk e pengon shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, derisa nuk pengohet administrimi i duhur i drejtësisë. Por, nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”. Pra, në një farë mënyrë, Venecia e lë këtë çështje në vullnetin e shtetit dhe financave të tij.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidenti kroat Zoran Millanoviq, nesër për vizitë zyrtare në vend
Next Article Ambasadori Malaj: Kosova ka të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?