By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 26-vjetorin e vrasjes: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 26-vjetorin e vrasjes: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare
Maqedoni

Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 26-vjetorin e vrasjes: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare

admin
Last updated: 06/05/2025 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në përvjetorin e 26-të të vrasjes së intelektualit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Prof. Fehmi Agani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar me nderim figurën dhe veprën e tij, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të rezistencës paqësore të Kosovës.

“Më 6 maj të vitit 1999, Kosova humbi njërin nga veprimtarët e mëdhenj – Prof. Fehmi Aganin, intelektualin e urtë, politologun vizionar, sociologun dhe atdhetarin e paepur,” deklaroi Abdixhiku në një mesazh përkujtimor.

Ai theksoi se vrasja e Aganit nga forcat serbe përbën një plagë të thellë për Kosovën, duke thënë se ishte një atentat ndaj mendjes, urtësisë dhe një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare.

“Prof. Agani u përmend nga kryetari i LDK-së si një ndër figurat themelore të gjeneratës së artë të intelektualëve shqiptarë në fund të shekullit XX. Si pedagog i dalluar i Universitetit të Prishtinës, ai edukoi dhe formoi me përkushtim breza të tërë studentësh që më vonë u bënë prijës të lëvizjes për liri dhe pavarësi,” tha Abdixhiku.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e Aganit në themelimin e LDK-së dhe kontributin e tij në strategjinë paqësore të rezistencës kosovare, duke e përshkruar si “zërin e arsyes dhe urtësisë në ditët më të errëta për vendin.”

“Sot, në 26 vjetorin e vrasjes së tij, e kujtojmë me pietet figurën e tij madhore dhe veprën e tij. Trashëgimia që ai la pas është udhërrëfyes i përhershëm në rrugëtimin tonë për ndërtimin e një Kosove me një të ardhme më të mirë, të drejtë dhe të denjë për sakrificat e bijve më të mirë të saj,” përfundoi Abdixhiku.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij
Next Article Murtezani: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?