By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e rajonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e rajonit
Maqedoni

Murtezani: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e rajonit

admin
Last updated: 06/05/2025 11:41
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Mëngjesin e sotëm, ministri për çështje Evropiane, Orhan Murtezani mori pjesë në Takimin Ministror të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe Kornizës së Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), një platformë rajonale që synon të forcojë bashkëpunimin dhe integrimin mes 10 shteteve të rajonit.

Në fjalën e tij, Ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për përparimin e përbashkët.

“Vetëm përmes bashkëpunimit rajonal të thelluar mund të ndërtojmë ekonomi më të fortë, lidhje më kualitative dhe jetë më të mirë për qytetarët”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu vlerësoi Planin e reviduar të Veprimit të EUSAIR-it si një mundësi për përshpejtimin e integrimit evropian.

“Plani i reviduar i Veprimit të EUSAIR-it, me fokus në zgjerim, na hap mundësinë të përshpejtojmë rrugën drejt BE-së dhe të përforcojmë ndikimin pozitiv të reformave”, tha ministri.

Duke ritheksuar angazhimin e vendit për këtë proces, ai përfundoi: “Jemi të përgatitur ta udhëheqim këtë proces me përgjegjësi dhe ambicie, duke ndërtuar mbi praktikat e mira dhe duke sjellë energji të re për rajonin”.

Takimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të integrimit evropian për vendet e përfshira në këtë iniciativë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 26-vjetorin e vrasjes: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare
Next Article “Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?