By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MBPEU: Gjithsej 54 shoqatave u ndanë kontrata në vlerë të përgjithshme prej 10.094.050 denarësh, mbështesim manifestimet lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MBPEU: Gjithsej 54 shoqatave u ndanë kontrata në vlerë të përgjithshme prej 10.094.050 denarësh, mbështesim manifestimet lokale
Maqedoni

MBPEU: Gjithsej 54 shoqatave u ndanë kontrata në vlerë të përgjithshme prej 10.094.050 denarësh, mbështesim manifestimet lokale

admin
Last updated: 07/05/2025 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot në hapësirat e Ministrisë u dorëzoi kontrata 54 shoqatave në vlerë të përgjithshme prej 10.094.050 denarësh, për aktivitete promovuese në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Maqedoni, me qëllim organizimin e manifestimeve dhe panaireve lokale.

“Qëllimi ynë si Ministri është të inkurajojmë shoqatat të organizojnë sa më shumë manifestime lokale, panaire dhe festivale, ku do të promovohen produktet tona maqedonase. Krahas ushqimit, do të mund të theksohen edhe fermat e vogla, prodhuesit dhe kooperativat. Pikërisht ky lloj ngjarjesh do të nxisë edhe ekonominë vendore,” theksoi ministri gjatë ndarjes së kontratave.

Siç njoftoi MBPEU, ai shtoi se këto manifestime do të përfshijnë të gjitha rajonet e vendit, pasi çdo pjesë e Maqedonisë ka veçantitë dhe identitetin e vet.

“Ta afrojmë ushqimin tradicional me të rinjtë, vetëm në këtë mënyrë do ta ruajmë autenticitetin dhe identitetin tonë,” theksoi ministri Tripunovski.

Ministri në fjalën e tij shtoi se përmes organizimit të manifestimeve, festivaleve dhe panaireve produktet vendore do të mund të shijohen edhe nga turistët, duke i bërë kështu të njohura edhe në vendet tjera.

“Të punojmë së bashku, të bashkuar, dhe të bëhemi të njohur në rajon dhe botë për ushqimin cilësor maqedonas,” ishte mesazhi i tij.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në tremujorin e parë, eksport në vlerë prej 1,928.6 milionë euro
Next Article Gjykata Penale e miratoi në tërësi aktakuzën për lëndën “Aditiv”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?