By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykatësi i ashpër me avokatin e P. Diddyt: Komentet për prokuroret janë të papranueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Gjykatësi i ashpër me avokatin e P. Diddyt: Komentet për prokuroret janë të papranueshme
Showbizz

Gjykatësi i ashpër me avokatin e P. Diddyt: Komentet për prokuroret janë të papranueshme

admin
Last updated: 07/05/2025 19:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një përplasje e fortë ka ndodhur në sallën e gjyqit gjatë procesit ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual dhe veprimtari mafioze, pasi një prej avokatëve të lidhur me të bëri komente fyese për ekipin e prokuroreve që po e ndjekin penalisht, ka raportuar New York Post.

Gjykatësi i Gjykatës Federale të Manhatanit, Arun Subramanian, kritikoi ashpër avokatin Mark Geragos, i cili përfaqëson nënën e Diddyt, pasi avokati, gjatë një episodi të podcastit të tij me themeluesin e TMZ, Harvey Levin, e quajti ekipin e prokurorëve një “gjashtëshe vajzash të bardha”.

“Mendoj se t’i referohesh prokurorisë në këtë çështje si ‘një ‘six-pack’ vajzash të bardha’ është e turpshme. Kjo nuk do të tolerohej në asnjë gjykatë, nga asnjë avokat, në asnjë cep të vendit”, u shpreh gjykatësi, sipas transkriptit të siguruar nga The New York Post.

Geragos, avokat i njohur që më herët ka përfaqësuar yje si Michael Jackson dhe Hunter Biden, ka thënë se ai komunikon shpesh me Diddyn dhe se ai ndien se po përballet me një ndjekje të padrejtë për shkak të racës.

“Kur ke një burrë të zi që ndiqet penalisht dhe klienti ndien se po shënjestrohet, ky është vëzhgim legjitim”, ka thënë Geragos në mbrojtje të komenteve të tij.

Megjithatë, ekipi mbrojtës i Diddyt, përfshirë avokatin Marc Agnifilo dhe Teny Geragos (e bija e Mark Geragos), ka rënë dakord të mos pretendojë në gjykatë se klienti po ndiqet penalisht për shkak të racës apo të përmendë persona të bardhë të famshëm që kanë përdorur shërbime seksuale pa u përballur me akuza.

Takimi i tensionuar në gjykatë erdhi pasi prokurorët federalë të Qarkut Jugor të New Yorkut i kërkuan gjyqtarit t’i rikujtojë ekipit mbrojtës se nuk duhet të bëjnë deklarata publike që mund të ndikojnë opinionin e jurisë.

Avokatët Mark Geragos dhe Bryan Freedman

Ndonëse Mark Geragos nuk është zyrtarisht pjesë e ekipit mbrojtës të Combsit, ai zbuloi se po punon për nënën e tij, Janice Combs, në një çështje tjetër dhe është parë në sallën e gjyqit gjatë përzgjedhjes së jurisë në zonën e rezervuar për familjarët dhe miqtë.

Seanca e së martës përfundoi me një batutë nga gjyqtari.

“Do të jem duke dëgjuar podcastin tuaj. Tani keni një dëgjues më shumë”, ka thënë ai, ndërkohë që Geragos iu përgjigj me humor: “Përderisa bëni ‘subscribe’, jam dakord.”

Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, përballet me akuza të rënda që mund ta çojnë deri në burgim të përjetshëm.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A$AP Rocky dëshiron të bashkëpunojë me Rihannën në një film
Next Article Sali: Shumica parlamentare do të ketë 80 deputetë, pas largimit të Taravarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?