By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Niveli i borxhit publik të Maqedonisë nën mesataren në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Niveli i borxhit publik të Maqedonisë nën mesataren në BE
Ekonomi

Niveli i borxhit publik të Maqedonisë nën mesataren në BE

admin
Last updated: 08/05/2025 18:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Niveli i borxhit publik të vendit në fund të tremujorit të parë të vitit 2025 ishte 57,7 për qind nga vlera e PBB-së kombëtar, që është për gati 24 pikë përqindjeje në krahasim me borxhin mesatar në BE dhe për mbi 30 pikë nën detyrimet huamarrëse të Eurozonës.

Autoritetet e Maqedonisë presin që në periudhën e ardhshme borxhi publik të vazhdojë të ulet, dhe siç paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, me vazhdimin e kësaj tendence të uljes së tyre, deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie ai do të ishte nën 55, e madje ndoshta edhe nën 50 për qind.

“Pres që kjo tendencë të vazhdojë, kemi nivel të borxhit publik dhe shtetëror lidhur me PBB-në i cili është më i ulët gjatë pesë viteve të fundit. Borxhi publik është 57,7 për qind i PBB-së, ndërsa ai shtetëror 50,1. Por, për mua është me rëndësi edhe PBB nominal të jetë 20 miliardë dollarë. Tani jemi në nivelin prej 17 miliardë për vitin 2025”, porositi Mickoski.

Edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska theksoi se borxhi publik gjatë periudhës së kaluar është ulur jo vetëm në përqindje, por edhe në numra absolutë.

“Dëgjoni shumë shpesh se disa gjëra po kursehen, se po tregohet kujdes, kështu që si ministre e Financave në situata të caktuara është pak më e rreptë. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të punojmë në mënyrë ekonomike. Ne kemi marrë shumë borxhe vitet e fundit. Tani qytetarët mund të krahasojnë nëse ne punojmë në mënyrë ekonomike me borxh të reduktuar prej 36 milionë eurosh në terma absolutë apo dikush para nesh ka punuar në mënyrë ekonomike, kur borxhi është rritur me 292 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, niveli i borxhit publik në fund të tremujorit të parë të vitit 2025 ishte 57,7 për qind të PBB-së dhe shënon ulje për 36 milionë euro në vlerë absolute ose për 4,7 pikë përqindjeje në krahasim me nivelin e fundit të vitit 2024, kur ishte 62,4 për qind të PBB-së.

Në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave – Eurostat, borxhi publik mesatar bruto i vendeve anëtare të BE-së ishte 81,6 për qind të PBB-së së përgjithshëm, përderisa vetëm në Eurozonë ai ishte në nivel prej 88,2 për qind të PBB-së.

Kjo përfaqëson ulje sa i përket nivelit të borxhit në BE në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar, kur ai ishte 88,4 për qind të PBB-së, por edhe rritje në nivel të Eurozonës për 0,1 pikë përqindjeje.

Nga borxhi i përgjithshëm i BE-së, 84 për qind bëjnë pjesë në borxhe sa i përket letrave me vlerë, 13,4 për qind për kredi dhe 2,6 për qind për depozitë. Në Eurozonë, borxheve sa i përket letrave me vlerë bën pjesë 83,6 për qind të borxhit të përgjithshëm, të kredive 13,9 dhe të depozitave 2,5 për qind.

Sipas vendeve, borxh më të madh në fund të vitit 2024 ka pasur Greqia prej 153,6 për qind në krahasim me vlerën e PBB-së, para Italisë me 135,3 për qind dhe Francës prej 113 për qind. Borxh më të lartë se PBB kombëtar kanë edhe Belgjika në nivel prej 104,7 dhe Spanja 101,8 për qind.

Nivel më të ulët të borxhit në fund të dhjetorit të vitit 2024 ka pasur Estonia me 23,6 për qind të PBB-së kombëtar, para Bullgarisë prej 24,1 për qind dhe Luksemburgut me 26,3 për qind.

Nga vendet e tjera në rajon, në periudhën e njëjtë borxhi i Sllovenisë ishte 67 për qind i PBB-së, i Kroacisë 57,6 dhe i Rumanisë 54,8 për qind.

Rritje më të madhe tremujore të borxhit gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024 shënon Bullgaria prej 2,4 pikë përqindjeje, para Rumanisë prej 2,0, Finlandës dhe Francës nga 1,4, Letonisë prej 1,3 dhe Polonisë prej 1,2 pikë përqindje.

Rënie më të madhe tremujore të borxhit të përgjithshëm në periudhën e njëjtë shënon Portugalia prej 3,2 pikë përqindjeje, para Sllovenisë prej 2,6, Greqisë prej 1,8 Maltës dhe Holandës nga 1,1 dhe Spanjës prej 1,0 pikë përqindje.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi-Fontana në Romë: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë më shumë se një imperativ për Unionin
Next Article Lloga takon ambasadorët: Meidani, Ludva dhe Radukov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?