By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liqeni i Treskës, atraksioni i dikurshëm turistik është lënë tërësisht pas dore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Liqeni i Treskës, atraksioni i dikurshëm turistik është lënë tërësisht pas dore
Maqedoni

Liqeni i Treskës, atraksioni i dikurshëm turistik është lënë tërësisht pas dore

admin
Last updated: 11/05/2025 16:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 maj – Rrugës e cila të dërgon drejt ish liqenit të Treskës, na pritën deponitë jolegale. Mbeturinat ishin të shumta. Liqeni i Treskës dikur vizitohej nga mijëra qytetarë të Shkupit por edhe turistë të huaj ndërsa tani ky liqen ka mbetur vetëm si një gropë e madhe në mes të komunës së Sarajit. Dhe duke qenë se ky vend ka kohë që nuk shfrytëzohet nga njerëzit, atë e kishin “pushtuar” kafshët.

Sipas kryetarit të Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, kompetencat dhe përgjegjësitë për zonën e liqenit Treska i takojnë Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit ndërsa nga atje ende presin përgjigje se çfarë do të vendoset me fatin e këtij lokaliteti.

“Ne si komunë para disa ditësh kërkuam që të marrim informatë nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit, e cila funksionon në kuadër të kësaj ministrie. Kërkuam nga ata që të sqarojnë se cilat janë hapat e ardhshëm që të zgjidhin çështjen e liqenit Treska apo këtë problematike dhe shpresojmë të marrim përgjigje nga ata”, tha Iljas Veseli – Kryetarit të Komunës së Sarajit.

Sipas Veselit, nëse Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit nuk ofron ndonjë plan për zhvillimin e zonës së liqenit Treska, atëherë komuna e Sarajit do të kërkoje që të lejohet së paku revitalizimi i kësaj zone që të mund të shfrytëzohet si park për qytetarët. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, me ndryshimet e fundit në Ligjin për Veprimtarinë Turistike dhe Ligjin për Themelimin e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit në RMV, të gjitha çështjet që lidhen me turizmin janë nën juridiksionin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sa i përket asaj se çfarë plani ka Ministria e Kulturës dhe Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit për zonën e liqenit të Treskës, nga kjo agjenci deri tani nuk kemi përgjigje.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Që nga gushti, çmimi i kafesë është rritur për 60%
Next Article Shpërthim në një makinë në Çanakale, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?