By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi
Maqedoni

Qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi

admin
Last updated: 11/05/2025 19:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 maj – “Nëse ma mundëson Zoti që t’i marr më mirë do bëhet. Çfarë do të ndryshoje nëse i merr dokumentet? Shumë gjëra do ndryshojnë, do të shkojnë fëmijët në shkollë, do të kenë fëmijët dokumente që të mund t’i shëroj.”

Emrana Mustafa, është një nënë rome e cila disa vite më parë ishte “fantomë” në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ajo u pajis me dokumente identifikimi, dy fëmijët e sajë vazhdojnë të mbeten pa numër amë dhe pjesë e numrit të lartë të personave “fantomë” në vend.

“Po unë kam dokumente tani por vetëm për dy fëmijët nuk kam. E kur lindi fëmija nuk kishit dokumente? Jo, nuk kisha, sepse isha refugjate dhe me ato dokumente i nxora fëmijët nga spitali. Momentalisht kjo më bën problem. A është e vështirë të jetohet kështu? Po, shumë, as në shkollë nuk mund t’i regjistroj. Nuk mund të siguroj barnat, ja njërin e kam në shtëpi të sëmurë por nuk mundëm sepse kërkojnë para, e unë nga të marr. Burri më punon në hekurishte por për 150 denarë çfarë të bëjmë, a për ushqim, a për mjekim”, tha Emrana Mustafa – Banore e Shuto Orizarit.

Si Emrana Mustafa, në vendin tonë janë shumë persona të tjerë që ballafaqohen me mungesë të shtetësisë. Edhe pse shumica e personave “fantomë” janë të përkatësisë rome, ka edhe shumë të tjerë të etniteteve të tjera që nuk kanë asnjë dokument identifikimi.
Sipas Latifa Shikovskas, grupi i punës në Kuvend vazhdon të punojë në procesin e regjistrimit të personave “fantomë” deri në mbylljen e plotë të këtij problemi.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që grupi i punës në kuvend vazhdon të punoje në procesin e regjistrimit të të gjithë personave pa dokumente identifikimi deri në mbylljen e plotë të këtij problemi pasi edhe në mandatin tim kjo grupe kontribuoi që të përshpejtohen proceset që sa më shpejtë të pajisen me dokumente fëmijët dhe të rriturit dhe në bazë të asaj të mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre si çdo qytetar i vendit”, tha Latifa Shikovska – Ish deputete rome .

Sipas Latifa Shikovskas, edhe pse numri zyrtar i personave “fantomë” në vend është rreth 700, shifrat janë shumë të larta, pasi në terren çdo ditë identifikohen persona të rinj, fëmijë dhe të rritur të cilët ende nuk janë të regjistruar dhe nuk kanë një certifikatë identifikimi apo letërnjoftim.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimi porosi Taravarit: Neutrali është në shërbim të Soravisë
Next Article Dalja në zgjedhje deri në orën 18:00, rreth 41 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?