By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LDK dhe deputetë tjerë kërkojnë nga ZRrE anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LDK dhe deputetë tjerë kërkojnë nga ZRrE anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
Maqedoni

LDK dhe deputetë tjerë kërkojnë nga ZRrE anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

admin
Last updated: 12/05/2025 11:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë opozitarë, kanë dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kërkuar anulimin ose shtyrjen e vendimeve për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar dhe për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Në këtë kërkesë, nënshkruar nga 30 deputetë, LDK thekson se vendimet e fundit të ZRrE-së janë marrë në mungesë të një tregu të liberalizuar realisht dhe pa konsultime publike, duke rrezikuar rëndë stabilitetin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve

“Kërkojmë që vendimi për largimin e bizneseve nga tregu i rregulluar të anulohet ose të shtyhet për të paktën një vit, për t’i dhënë kohë tregut të liberalizohet në mënyrë të drejtë dhe që bizneset të përgatiten,” thuhet në dokumentin e dorëzuar.

Po ashtu, deputetët kanë kërkuar që çdo vendim me ndikim të madh, përfshirë tarifat e energjisë, të kalojë nëpër proces të hapur konsultimesh publike, në përputhje me Ligjin për Energji.

Kërkesa përmban gjithashtu një pikë të drejtpërdrejtë për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për familjarët, me zotimin për të propozuar alternativa që nuk e rëndojnë barrën mbi qytetarët.

Sipas deputetëve të LDK-së, një veprim i tillë i ZRrE-së në një kohë kur tregu nuk funksionon në mënyrë konkurruese dhe kur nuk janë siguruar mekanizma mbrojtës për konsumatorët, është në kundërshtim me interesin publik.

“Ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme,” thuhet në komunikatën nga Zyra e Informimit e LDK-së.

Kërkesa është dorëzuar në emër të grupit parlamentar nga Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi.

LDK gjithashtu ka paralajmëruar se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera politike dhe institucionale sapo të themelohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat aktualisht janë të bllokuara.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Man City dëshiron yllin e Milanit, por Rossonerët kërkojnë më shumë sesa për Tonalin
Next Article Përfundon numërimi në bashkinë e Hasit, PD-ASHM 52.57%, PS 33.07%

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?