By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatmir Dehari nga vizita në Shba: Kërçova është me fat që ju ka!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fatmir Dehari nga vizita në Shba: Kërçova është me fat që ju ka!
Maqedoni

Fatmir Dehari nga vizita në Shba: Kërçova është me fat që ju ka!

admin
Last updated: 13/05/2025 08:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë qëndrimit në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimeve, debateve, diskutimeve politike dhe bashkëbisedimit me kërçovarët e mërguar atje, ka theksuar se Kërçova është me fat që i ka.

Takimet i përmbylla me manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare”, në një ambient ku tradita dhe vlerat tona kombëtare shqiptare dominonin programin kulturor-artistik. Në ato momente, dukej sikur ndodheshim në Kërçovë apo në Vlorë, ka deklaruar Dehari.

Postimi i tij në fb:

Kudo që jeni, Kërçova është me ju – Vizita në SHBA
Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mikpritjen e ngrohtë e të sinqertë që më dhuruat gjatë kësaj vizite, por edhe përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik dhe institucional prej më shumë se një dekade.
Me ftesë të Shoqatës “Uskana” dhe bashkatdhetarëve tanë, qëndrova disa ditë në Illinois – Chicago, Wisconsin dhe Dallas – Teksas.
Uroj që përkushtimi, llogaridhënia, sinqeriteti, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimeve të ofruara, si dhe përkushtimi dhe angazhimi i administratës komunale në këtë rrugëtim të përbashkët, të kenë përmbushur pritshmëritë tuaja për një qytet ashtu siç e meriton.
Kjo vizitë u karakterizua me takime të hapura dhe diskutime mbi zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen.
Siç është bërë traditë, bashkëbisedimet me ju ishin të karakterizuara nga një shkëmbim i hapur pyetjesh dhe përgjigjesh, duke pasqyruar interesin e thellë të diasporës sonë për çështjet e vendit, zhvillimin e Kërçovës dhe të vendit në tërësi.
U përpoqa të ofroj një pasqyrim të detajuar dhe të sqaroj çdo paqartësi, dhe të ndaj në mënyrë sa më transparente çdo informacion.
Nga ana tjetër, pranova me vëmendje çdo sugjerim dhe këshillë, një praktikë që e kemi ndjekur dhe do të vazhdojmë ta ndjekim në të ardhmen. Kjo është një rrugë që kemi ndërtuar së bashku dhe nëpër të cilën ecim me vendosmëri.
Takimet i përmbylla me manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare”, në një ambient ku tradita dhe vlerat tona kombëtare shqiptare dominonin programin kulturor-artistik. Në ato momente, dukej sikur ndodheshim në Kërçovë apo në Vlorë.
Falënderoj Shoqatën për këtë organizim të shkëlqyer, kryetarin Mizi dhe të gjithë anëtarët e përkushtuar.
Mirënjohje për çdo kryetar dhe anëtar të Shoqatës që nga themelimi i saj. Respekt dhe nderim për veprimtarët e palodhur që për më shumë se pesë dekada kanë kontribuar për kombin tonë si askush tjetër.
Faleminderit nga zemra dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Aq sa peshon familja ime për mua, po aq peshoni edhe ju.
Kërçova është me fat që ju ka!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon përplasja virtuale, Bajrami e fton për ballafaqim ministren Rizvanolli
Next Article Aksident në rrugën Berovë – Vinicë, qarkullimi në ndërprerje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?