By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i kryetares së Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, Peshevska me kolonelen Stankovska-Budimir nga MM
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i kryetares së Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, Peshevska me kolonelen Stankovska-Budimir nga MM
Maqedoni

Takim i kryetares së Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, Peshevska me kolonelen Stankovska-Budimir nga MM

admin
Last updated: 13/05/2025 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e RMV-së, Zhaklina Peshevska, sot realizoi takim me kolonelen Antoniella Stankovska-Budimir nga Ministria e Mbrojtjes. Në takim mori pjesë edhe deputetja Lidija Petkoska, anëtare e Komisionit.

Siç kumtoi shërbimi për media i Kuvendit, Stankovska-Budimir punon për të promovuar barazinë gjinore në Ministri dhe në Armatë, ajo është trajnere gjinore e certifikuar nga NATO në vend dhe jashtë vendit, anëtare e shumë grupeve rajonale gjinore dhe ka hartuar disa vepra gjinore.

“Në fokus të takimit ishte Plani i Dytë Kombëtar i Veprimit (PKV) për zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara – Gratë, Paqja dhe Siguria, koordinatore e të cilit është kolonelja Stankovska-Budimir. Ky dokument strategjik po i dorëzohet Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, si dhe Bashkimit Evropian. Në Raportin e Komisionit Evropian për vendin u bënë vërejtje pozitive për këtë”, citohet në kumtesë.

PKV-ja, që bazohet në parimet e integrimit, përfshirjes dhe integritetit, përfshin pesë qëllime strategjike të bazuara në parimin e mundësive të barabarta të femrave dhe meshkujve, përkatësisht: avancimin e pozicioneve drejtuese; përfshirjen në shoqëri; lehtësimin – mbështetjen; mbrojtjen gjithëpërfshirëse dhe efektive; komunikimin, trajnimin dhe arsimin.

“Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për çështjet gjinore në strukturat e sigurisë, të avancohen njohuritë dhe aftësitë, të përmirësohet pozicioni i grave, të përballen me sfidat dhe të rritet numri i grave në pozicionet drejtuese. Bashkëbisedueset ishin unanimë se bashkëpunimi i ndërsjellë është shumë i rëndësishëm, duhet të promovohen përvojat dhe praktikat e mira, si dhe duhet të iniciohen projekte për avancimin e grave në mbrojtje dhe në përgjithësi. Stereotipet ende nuk janë thyer, mentaliteti është proces i vështirë, por të rinjtë sot kanë mendime të ndryshme. Pavarësisht progresit, shumë sfida dhe punë na presin përpara”, kumtoi shërbimi për media i Kuvendit.

Në këtë drejtim, ato ranë dakord që pas 20 majit, kur promovohen gjetjet e Vetëvlerësimit Gjinor dhe Planit të Veprimit Gjinor 2024 – 2028 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve do të mbajë aktivitet mbi këtë tematikë, me pjesëmarrës relevantë, që do të jetë një mundësi për Dhomën Ligjvënëse për të ofruar rekomandime efektive në këtë fushë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik në fokusin e takimit me sekretarin shtetëror Hakan Jevrel
Next Article Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?