By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe nënkryetarja e Forumit të gruas distancohet nga Taravari: Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe nënkryetarja e Forumit të gruas distancohet nga Taravari: Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur
MaqedoniTOP LAJM

Edhe nënkryetarja e Forumit të gruas distancohet nga Taravari: Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur

admin
Last updated: 15/05/2025 20:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Anëtarja e Kryesisë Qendrore dhe si nënkryetarja e Asamblesë së Gruas së ASH Naime Islami Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është distancuar nga vendimi i Arben Taravarit për tu larguar nga Qeveria dhe Vlen.

Postimi i plotë:

Të thuash ”JO ”është një akt guximi, sidomos kur kjo ”JO” është qëndrim ndaj një vendimi që shkel mbi parimet tona dhe mbi kauzën për të cilën kemi luftuar me përkushtim dhe kemi sakrifikuar.

Në politikë, momentet e vërteta të përgjegjësisë nuk maten me lehtësinë e kompromisit, por me gatishmërinë për të mbrojtur atë në të cilën beson edhe kur është më e vështira. Dhe sot, është pikërisht ai moment. Të thuash “jo” nuk është refuzim, por mbrojtje e asaj që kemi ndërtuar me mund, me besim dhe me shpresën e 107 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim.

Nuk kam hyrë në politikë për pozita apo përfitime personale. Kam hyrë për të qenë zë i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. Kam qëndruar përkrah Aleancës për Shqiptarët me bindjen se kjo ishte një lëvizje që përfaqësonte shpresën, përfshirjen dhe vullnetin për ndryshim. Një lëvizje që duhej të tregonte qëndrueshmëri edhe në kohë të vështira.

Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeverisja, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar. Jo për mua personalisht, por për të gjithë ata që besuan në këtë projekt politik si një mjet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm. Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur.

Jam e zhgënjyer, jo për shkak të vështirësive, por sepse e shoh qëllimin fillestar të lëvizjes të zbehet. Kur politika bëhet çështje përfitimesh dhe llogarish personale, ajo humb besimin dhe kuptimin e saj themelor.

Si anëtare e Kryesisë Qendrore dhe si nënkryetare e Asamblesë së Gruas, kam kontribuar me përkushtim dhe përgjegjësi. Në këtë moment, ndjej se nuk mund të hesht përballë një vendimi që bie ndesh me parimet për të cilat kam punuar.

Qëndroj me ata që ende besojnë se politika është mjet për të shërbyer qytetarëve, jo për t’i manipuluar ata. Nuk largohem nga partia që me përkushtim e kemi ndërtuar, por nuk mund të qëndroj në një drejtim që e devijon nga parimet tona fillestare.

Prandaj, është koha të flasim hapur. Të tregojmë përgjegjësi. Qytetarët meritojnë sqarime dhe vendime të mbështetura në parime, jo në kalkulime.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë
Next Article Murtezani: Vizita e Koshtës është e mirëseardhur, qëllimi ynë është deri në fund të qershorit të jemi teknikisht gati për të hapur negociatat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?