By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit
Maqedoni

Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit

admin
Last updated: 17/05/2025 10:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 17 maj – Qytetarët e Kumanovës kërkojnë urgjentisht riparimin e autostradën Kumanovë – Shkup, kryesisht pas pikë-pagesës në Milladinovc ku rruga është e dëmtuar, me gropa, dhe ka çarje të asfaltit. Ata shprehen të revoltuar duke theksuar se shpenzojnë çdo ditë nga 200 denarë për pagesa rrugore dhe nuk janë të kënaqur nga kushtet e rrugës, ku ndodh që shpesh i dëmtojnë veturat e tyre. Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore arsyetohen se vijon procedura për riparimin e autostradave, duke mos dhënë afat konkret, shkruan Portalb.mk.

Një qytetar nga Kumanova theksoi se shpenzon 4 mijë denarë në muaj për pikë pagesat rrugore dhe se këto harxhime nuk i kthehen në këmbim me investime, pasi autostrada është e dëmtuar.

“Çdo ditë udhëtoj për në Shkup dhe kthehem përsëri për shkak të punës. Për këtë rrugë, çdo ditë paguaj 200 denarë vetëm për autostradën, dhe në fund të muajit, kjo më kushton rreth 4 mijë denarë pa i llogaritur shpenzimet e tjera si karburanti dhe mirëmbajtja e makinës”, tha ai.

Një qytetare nga Kumanova kërkoi që urgjentisht të riparohen dëmtimet dhe gropat në autostradën Kumanovë – Shkup.

“Unë çdo ditë kaloj në autostradën Kumanovë – Shkup dhe asfalti është i dëmtuar, dhe me gropa. Gjithashtu duke iu shmangur gropave në të njëjtën kohë papritmas më del një qen në rrugë dhe pastaj e godita me makinë, ku riparimi i veturës më ka kushtuar mbi 300 euro. Kërkoj nga institucionet përkatëse që sa më shpejtë të bëjnë riparimin e autostradës”, tha ajo.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për Portalb.mk theksoi se se është në vijim është procedura për riparimin e autostradave, por duke mos dhënë afat konkret.

“Aktualisht është në proces procedura për përzgjedhjen e zbatimit të të ashtuquajturës Marrëveshje Kuadër për mirëmbajtje investuese, me të cilën përfshihen dhe rehabilitohen rrugët e dëmtuara në të gjithë shtetin”, thanë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Ata thonë se një pjesë e autostradave përfshirë edhe autostradën Kumanovë-Shkup do të jenë në projektin “Trekëndëshi”, për të cilin do të aplikohet në institucione ndërkombëtare për sigurimin e fondeve.

“Trekëndëshi në fakt përfshin trekëndëshin rrugor: Hipodrom–Petrovec; Petrovec–Miladinovc dhe Miladinovc–Hipodrom. Pas sigurimit të fondeve, do të realizohet sanimi/rikonstruksioni i pjesëve më të dëmtuara të autostradës”, shtuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të njëjtën e thanë edhe nga Ministria e Transportit.

Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore në në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, ndërsa viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro.

Pavarësisht miliona eurove të gjeneruara, qytetarët përballen me rrugë të dëmtuara për të cilat thonë se nuk ia vlen të paguhen çmimet e pagesave rrugore, të cilat sipas tyre janë të larta, dhe për këtë janë ankuar disa herë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksident në Qikatovë mes treni dhe veture, pa të lënduar
Next Article VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?