By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tek ne nuk do ketë kamp për emigrantët si në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tek ne nuk do ketë kamp për emigrantët si në Shqipëri
MaqedoniTOP LAJM

Tek ne nuk do ketë kamp për emigrantët si në Shqipëri

admin
Last updated: 17/05/2025 14:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Ambasadori britnaik në vend, Methju Loson i demantoi informatat se me Marrëveshjen për partneritet strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në vend do të ndërtohen kampe për emigrantë.

“Thelbi i këtij partneriteti strategjik janë investimet, rritja e ekonomisë, puna e përbashkët për dobi të ndërsjelltë dhe partneriteti tashmë i shkëlqyeshëm tregtar. Më vjen mirë që vendi u dakordua se do t’i bashkangjitet misionit të përbashkët në raport me emigrantët, por kjo do t’i referohet forcave policore të cilat do të punojnë së bashku, përballja me bandat kriminale, ndarja më e mirë e informatave zbuluese dhe këtë e bëjmë me disa vende evropiane. Nuk bëhet fjalë për atë se do të pranohen emigrantë nga Britania. Ky është partneritet i gjerë në raport me sigurinë, tregtinë, mbrojtjen, investimet. E di se ka shumë spekulime në meidume për këtë temë, por këtu nuk bëhet fjalë për atë”, nënvizoi Loson në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski me rastin e dakordimit të arritur për marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse në kuadër të partneritetit strategjik të pritet edhe lehtësim i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë. ambasadori britanik theksoi se për momentin presionet nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar janë me të vërtetë të mëdha, por kjo është diçka për të cilën mund të biseodjmë në suaza të partneritetit strategjik.

“Do të vazhdojmë të flasim për të gjitha këto çështje, por konsideroj se politikisht për ne për momentin është me të vërtetë vështirë kur bëhet fjalë për emigracionin, dhe mu atje reflektohet edhe regjimi i vizave madje edhe me partnerë mjaft të afërt si Maqedonia e Veriut. Por, ky partneritet strategjik vetëm mund të ndihmojë që të thellohen marrëdhëniet, e më pas do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha ambasadori Loson.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këta janë kryengritësit që shprehën revoltën e tyre ndaj vendimit për largimin e ASH-Taravarit nga qeveria
Next Article Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?