By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Azir Aliu kundër Taravarit: Unë vazhdoj të jem me VLEN-in kundër BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Azir Aliu kundër Taravarit: Unë vazhdoj të jem me VLEN-in kundër BDI-së
Maqedoni

Azir Aliu kundër Taravarit: Unë vazhdoj të jem me VLEN-in kundër BDI-së

admin
Last updated: 17/05/2025 14:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Eksponentët e ASH-së po e braktisin një nga një Taravarin i cili jo vetëm u largua nga koalicioni VLEN por edhe u përjashtua nga Qeveria për shkak të afrimit të tij me Ali Ahmetin.

Edhe Azir Aliu është distancuar nga Taravari dhe ka njoftuar se do të vazhdojë rrugën e ndryshimit me VLEN-in.

Njoftimi i plotë i Aliut:

Unë besoj se përcaktimi për ndryshim në shoqëri nuk braktiset me pengesën e parë – por ndërtohet me edhe më shumë punë!

Me respekt të madh për kryetarin e partisë dhe të drejtën e tij për vlerësim politik, ndjej detyrim që publikisht të them se unë do të vazhdoj të jem pjesë e procesit që e nisëm së bashku në VLEN dhe në këtë Qeveri!

Një qeveri që për herë të parë i hapi seriozisht institucionet dhe nisi të merret sistematikisht me problemet, nisi përballjen me korrupsionin dhe krimin, dhe ngriti zërin kundër shtetit të kapur nga strukturat tashmë të njohura të korruptuara të BDI-së.

Ndoshta nuk jemi të përsosur. Por askush nuk mund të thotë se VLEN dhe kjo koalicion nuk sollën një dinamikë të re, një shpresë të re dhe një presion të vërtetë për ndryshime strukturore!

Unë mendoj se tërheqja në këtë moment – pa një plan të qartë – u jep hapësirë strukturave të vjetra të BDI-së të rehabilitohen dhe “shërohen”, bashkë me narrativat e tyre të pafuqishme. Kjo është një rrugë që unë nuk e ndjek, sepse besoj se çdo i ri shqiptar, çdo intelektual, meriton një opsion tjetër politik – një avangardë që dëshiron një të ardhme ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani, që zgjedh fitoren e shpresës, dhe vendos të mençurit dhe të ndershmit – jo vagabondët – në piedestalin e shoqërisë!

Unë qëndroj krah për krah me ata që vazhdojnë të përballen me sfidat – duke i parë drejt në sy – sepse tani më shumë se kurrë na duhet bashkim si popull, e jo ndarje që u shkon vetëm për shtat atyre që janë kundër progresit!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qëndroj me qytetarët, me idenë për ndryshim të vërtetë, me luftën që ka nisur të japë rezultate! Sepse kjo është thelbi për të cilin VLEN të merremi me politikë!

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush janë kandidatët më të votuar dhe ata që mbetën jashtë Parlamentit
Next Article Mexhiti: Investimi Britanik prej 6 Miliardë Eurosh, Një Epokë e Re për Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?