By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit

admin
Last updated: 17/05/2025 16:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 17 maj – Mijëra antena satelitore, kondicionerë, kolektorë diellor, panele fotovoltaike dhe reklama ndriçuese deri në fund të vitit 2025 duhet të hiqen nga shtëpitë dhe objektet e tjera në pjesën e vjetër të Ohrit, në çarshinë e Ohrit dhe në shëtitoren e qytetit, sepse e shëmtojnë pamjen e kësaj pjese që është nën mbrojtje të rreptë. Bëhet fjalë për 561 objekte të tilla, ndërsa pronarët kanë alternativë, t’i vendosin ato në vende që nuk janë të dukshme nga jashtë.

“Kompetencat tona përfunduan me evidentimin e tyre. Bëmë evidentimin dhe përcaktuam prioritetet, ndërsa tani institucionet e tjera duhet të mendojnë se si do të hiqen. Ka objekte të tilla që janë të papërshtatshme, si panelet diellore apo bojlerët që e prishin pamjen e qytetit”, tha Goran Patçev – drejtor i Muzeut të Ohrit.

Patçev thotë se elaborati i përgatitur me të gjitha të dhënat është dorëzuar tek institucionet e tjera kompetente, të cilat duhet të ndërmarrin masat përkatëse. Ai thotë se janë njoftuar edhe pronarët e shtëpive.

“Besoj se misioni i ardhshëm i UNESCO-s sërish do ta shtrojë këtë çështje dhe në një të ardhme të afërt duhet të gjendet zgjidhje adekuate. Kemi edhe udhëzues për pronarët e objekteve në pjesën e vjetër të qytetit. Aty ka udhëzime se si duhet të sillen pronarët ndaj trashëgimisë kulturore”, shtoi Goran Patçev – drejtor i Muzeut të Ohrit.

“Kemi rekomandime që janë në letër, por duhet të jenë në terren. Pra, duhet të ndërmarrim aksione në përputhje me atë që tashmë dikush na ka thënë ta realizojmë. Thjesht, duhet të dalim nga zyrat në terren dhe rezultatet do t’i shohim jo vetëm ne, por edhe të tjerët”, u shpreh Sasho Korunoski – profesor në Fakultetin e Turizmit.

Bëhet fjalë për një nga kërkesat edhe të UNESCO-s, i cili pritet ta vizitojë rajonin në korrik dhe të konstatojë se çfarë nga vërejtjet i kanë realizuar autoritetet lokale dhe qendrore, e çfarë jo.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në dy vitet e fundit, kultivuesit e qershive kanë pësuar humbje të mëdha
Next Article Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?