By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit
Maqedoni

Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit

admin
Last updated: 18/05/2025 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt 2025. Kjo e dhënë e publikuar nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC) risolli në vëmendje dukurinë në rritje të divorcit.

Avokati, Ardian Bajraktari vë në dukje një shtim të ndjeshëm të rasteve të shkurorëzimeve vitet e fundit.

“Janë faktorë të ndryshëm që çojnë në shkurorëzime të çifteve bashkëshortore si tradhtia bashkëshortore, krizat ekonomike, tensionet sociale e shkaqe të tjera”, tha Bajraktari.

Ai duke u ndalur në procesin e shkurorëzimit thekson se është dukshëm më i lehtë, kur palët kanë marrëveshje të ndërsjellë.

“Natyrisht që edhe Ligji i Familjes e parashikon në dy mënyra: në rast se ka vullnet të dyanshëm dhe në rast se jo, shkon me padi. Proceset me marrëveshje të dyanshme janë më të lehta. Në jo pak raste, në praktikë ndodh që çështja e pasurisë të bartet tek anëtarët e tjerë të familjes. Është e domosdoshme që gratë të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe ta regjistrojnë pasurinë e përbashkët”, tha ai.

Avokati Bajraktari vuri në pah se ndarja e çifteve bashkëshortore sfidohet kur përfshihen çështje si ndarja e pasurisë apo kujdestaria e fëmijëve.

“Varësisht prej rasteve, aty ku ka marrëveshje të dyanshme, natyrisht procesi i shkurorëzimit shkon më shpejt. Çështja komplikohet kur kemi fëmijë në mes, sepse vazhdon me procesin e kontaktit, të besimit dhe të rritjes së fëmijëve. Vlen të theksohet edhe ndarja e pasurisë, e cila është sfiduese dhe mund të paraqes vështirësi. Varësisht prej rrethanave të rastit konkret, kur kemi të bëjmë me marrëveshje, si rregull procesi i shkurorëzimit shkon shumë më shpejt. Por kur kemi ndarje të pasurisë apo fëmijë në mes, natyrisht që procesi mund të zgjasë”, tha ai.

Avokati Bajraktari shtoi se pasuria e krijuar prej momentit të lidhjes së martesës ndahet në pjesë të barabarta.

“Çdo pasuri e krijuar prej momentit të lidhjes së martesës ndahet në pjesë të barabarta, përveç nëse bashkëshortët merren vesh ndryshe. Në praktikë, akoma është sfiduese, sepse një pjesë bukur e madhe nuk kanë pasuri në emër të tyre, prandaj në praktikë kemi vështirësi në konstatimin e pasurisë,” tha Bajraktari. /EO/

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis kurorëzimi i Papa Leo XIV në Bazilikën e Shën Pjetrit, 250 mijë besimtarë dhe personalitete të rëndësishëm marrin pjesë në ceremoni
Next Article Rinovim i rëndësishëm te Liverpooli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?