By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbërit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbërit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti
MaqedoniTOP LAJM

Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbërit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti

admin
Last updated: 18/05/2025 17:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Në vazhdën e mospajtimeve me vendimin e fundit të kryesisë së ASH-së për të dal nga Qeveria, ka reaguar edhe zv.kryeministri Arben Fetai. Përmes një video porosie, Fetai ka bërë të qartë se është kundër bashkëpunimit me BDI-në duke thënë se rruga e Arbërit asnjëherë nuk mund të kalojë përmes rrugës së Ali Ahmetit.

Mesazhin e plotë të Fetait mund ta lexoni dhe shikoni më poshtë.

Të dashur miq, simpatizantë dhe ju anëtarë të pathyeshëm të Aleancës për Shqiptarët,

Këto ditë, kam pranuar qindra mesazhe, thirrje, porosi nga ju – nga baza, nga anëtarësia jonë dhe nga votuesit tanë.

Ndaj, sot ndjej obligim t’ju drejtohem me këtë mesazh.

Ne nuk jemi thjesht mbështetës të një partie.

Ne jemi gardianët e një kauze.

Të një ideali që nuk është shitur, dhe nuk është përkulur kurrë.

Ju që e keni rritur këtë Aleancë me mund, me përkushtim, edhe kur gjithçka ishte kundër nesh.

Ju që jeni përndjekur dhe diskriminuar për bindjet tuaja politike dhe nuk jeni dorëzuar për më shumë se 20 vite.

Ju që nuk e keni lejuar kurrë që Aleanca të bëhet vegël e interesave personale.

Dhe e keni mbrojtur rrugën e Arbnit si amanet.

Sot, bashkë, jemi në një udhëkryq historik.

Një vit më parë, morëm një vendim të guximshëm – t’i prijmë ndryshimit të shumëpritur, por assesi të vonuar.

Sot, gati një vit më vonë, kemi po të njëjtin guxim. Po të njëjtin vizion.

Por sot, nuk mund të jetojmë në të kaluarën.

Duhet të ndërtojmë të ardhmen – me qëndrueshmëri, me dinjitet.

Anëtarësia po flet. Votuesit po flasin. Zëshëm, qartë, me kërkesë për drejtësi dhe për rrugë të pastër.

Dhe unë ju them sot, me bindje të plotë:

Jam këtu, në krah të secilit prej jush që nuk e pranon poshtërimin e shpresës sonë.

Nuk do ta lejojmë BDI-në të kthehet si të mos ketë ndodhur asgjë.

Ata duhet të përballen me të vërtetat që i kanë shmangur për dy dekada me radhë.

Këtu nuk bëhet fjalë për individin. Këtu është në pyetje dinjiteti jonë kolektiv.

Zëri im është zëri juaj.

Zëri i Aleancës që nuk dorëzohet. Që nuk shitet. Që nuk frikësohet.

Ne jemi zëri i rrugës së Arbnit.

Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti, e as nga askush që nuk ia do të mirën shqiptarëve.

Ju faleminderit të gjithëve. Dhe qëndroni krenarë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vaksina kundër alergjisë ndaj maceve gati për provë klinike tek njerëzit
Next Article Kryeministri paralajmëron ndryshime të mëdha në Qeveri: Kush nuk tregon rezultate le të përshëndetet…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?