By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dorëhiqet edhe kryeshefi i policisë në Gostivar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dorëhiqet edhe kryeshefi i policisë në Gostivar
Maqedoni

Dorëhiqet edhe kryeshefi i policisë në Gostivar

admin
Last updated: 21/05/2025 19:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 21 maj – Të dashur miq,shokë ju njoftoj me respekt se nga sot e tutje nuk do të ushtroj më funksionin e Kryeshefit të Policisë së Gostivarit. Detyrën si Kryeshef i Policisë e kam kryer me përkushtim, ndershmëri dhe faqebardh, duke qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve dhe përgjegjësisë që kjo pozitë kërkon.

Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë, por është i ndershëm: kemi vendosur të heqim dorë nga postet tona zyrtare. Kjo nuk është një dorëheqje nga përgjegjësia, por një dëshmi se për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ne nuk jemi lidhur me karriget, por me Popullin.

Lëvizjet tona nuk janë rastësore; ato janë të menduara, të ndërtuara mbi kërkesat reale të njerëzve dhe të udhëhequra nga vullneti për një ndryshim të ndershëm. Ne punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe me një vizion të qartë për të ardhmen, sepse qëllimi ynë është i vetëm: të ndërtojmë një të nesërme më të mirë për të gjithë, jo vetëm për pak.
Nuk kemi zgjedhur rrugën e lehtë – e dimë që shumë prej jush ndihen të befasuar, ndoshta edhe të zhgënjyer.

E kuptojmë se besimi që na keni dhënë është i shenjtë, dhe ju premtojmë se ai besim nuk do të zhgënjehet. Ju themi me zemër të hapur: qëndroni me durim, sepse nuk po largohemi – po përgatitemi të kthehemi më të fortë. Po bëjmë një hap mbrapa, me qëllimin që të bëjmë një hap shumë më të madh përpara.

Sot mund të largohemi nga një post, por jo nga qëllimi. Nesër do të jemi më pranë jush se kurrë më parë.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Gostivarit për përkrahjen!

Gjatë pesë muajve të plotë që udhëheqa, jam mahnitur nga kultura që kanë treguar gostivarasit. Një falënderim i veçantë shkon për fshatin tim, Çegranin – të cilët kanë qenë pranë meje në çdo kohë.

Asgjë nuk më dha më shumë forcë sesa mbështetja e bashkuar e fshatit tim, një trup,një zemër,nje zë!

Tek ne, besnikëria dhe dinjiteti janë parime mbi të gjitha!

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta sorpanoja e njohur shqiptare Redrina Kokona
Next Article Në prag të zgjedhjeve lokale, Arsovska doli nga zyra edhe atë në rolin e “inspektores”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?