By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas për vizitë zyrtare në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas për vizitë zyrtare në Shkup
MaqedoniTOP LAJM

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas për vizitë zyrtare në Shkup

admin
Last updated: 23/05/2025 08:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të saj treditor në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës, Kallas pritet të riafirmojë angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe të përcjellë mesazhe rreth prioriteteve të BE-së në politikën e jashtme dhe sigurinë.

Siç njofton Shërbimi evropian për Punë të Jashtme, Kallas do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Gjithashtu, Kallas dhe ministri i Punëvet të Jashtme dhe Tregti, Timço Mucunski do të hapin Dialogun e parë për siguri dhe mbrojtje mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që pason nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për partneritet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nëntorin e vitit të kaluar.

Është paraparë që Kallas së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovksi ta vizitojë Grupin e përheshëm të punës mjekësore të Ballkanit.

Që nga viti 2023, Këshilli i BE-së ka miratuar tre pako dypalëshe për mbështetje përmes Fondit Evropian të Paqes (FEP) për forcimin e kapaciteteve të Armatës së Maqedonisë së Veriut. Me gjithsej 38 milionë euro, FEP aktualisht i siguron Maqedonisë së Veriut pajisje ushtarake dhe trajnim në fusha si logjistika, inxhinieria, zbulimi, mbikëqyrja dhe zbulimi në luftën elektronike, mobiliteti, sistemet e komunikimit dhe informacionit, si dhe pajisje mjekësore dhe për trajnim. Vendi, gjithashtu përfiton nga mbështetja e FEP-së në kuadër të masës rajonale për ndihmë për Forcën e destinuar mjekësore të Ballkanit, në vlerë prej 6 milionë euro, për furnizimin me pajisje mjekësore dhe spitale në terren.

Kaja Kallas, në kuadër të vizitës në Shkup, do të ketë takime edhe me përfaqësues të organizatave rinore dhe studentore nga vendi.

Para vizitës në Shkup, Kallas do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Kjo është vizita e dytë e Kallasit në rajon që nga marrja e detyrës, pasi më herët, nga 7 deri më 9 prill, vizitoi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Qëllimi i vizitave është të shprehet përkushtimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të rajonit në Union, por edhe për forcimin e përpjekjeve të tyre për përafrimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 31 gradë
Next Article Gashi në Forumin parlamentar ekonomik të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marakesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?