Shkup, 23 maj – Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, potencoi se përcaktimi ynë është i qartë, vendi i tkaon BE-së, për çka ka dhënë shumë mund dhe ka sakrifikuar shumë, por përmendi se ai përcaktim duhet të jetë reciprok.
“Biseduam për rrugën drejt Bashkimit Evropian – rrugë e cila nuk ishte as e lehtë, as çdoherë e drejtë. Rrugë me shumë sfida, kompromise dhe, fatkeqësisht, pritje tejet tëgjatë. Përcaktimi ynë mbetet i qartë – ne i tkaojmë Bashkimit Evropian. Jo sepse dikush na e ka borxh këtë, por sepse me dekada ndërtojmë shoqëri në vlera dmeorkatike, sundim të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe fqinjësisë së mirë. Sepse ne investojmë, sakrifikojmë dhe ndryshojmë, me shpresë se puna do të njihet. megjithatë, ai përcaktim duhet të jetë reciprok. ky shtet ka të drrejtë të presë konfirmim shumë mët ë qartë, më të hapur dhe më të dnershëm nga vetë Unioni. Spese, do të dakordohemi, jo të gjitha vendet anëtare dhe jo çdoherë, janë sjellë në frymën evropiane ndaj Maqedonisë. Kishte periudha të bllokimeve, kishte kërkesa joparimore, ndërsa kishte edhe heshtje nga Brukseli, atëherë kur më së shumti na nevojitej çfarëdo lloj mbështetje”, theksoi Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp.
Duke cekur se prania e Kallasit sot në Shkup është porosi e rëndësishme se BE-ja nuk e harron këtë rajon dhe se ekziston interes legjitim për gjendjet tona dhe angazhimet tona, Mickoski theksoi se kanë biseduar në mënyrë të hapur, siç u ngjan partnerëve të cilët synojnë të ardhmen e përbashkët dhe se nga përfaqësuesja e lartë e BE-së kërkoi trajtim të drejtë dhe konsekuencë në proces.
“Sot kërkova trajtim të drejtë. Kërkova konsekuencë. Kërkova Evropa të tregojë lidership, jo vetëm në letër, por edhe në realitet. Të kthehet besimi tek ideja evropiane, posaçërisht tek të rinjtë. Të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është klub i mbyllur, por vizion i gjallë, bashkësi e vlerave, e hapur për ata që i jetojnëa to vlera. Sot jo vetëm që flasim për reforma, ne i jetojmë ato. Dhe atë nuk e bëjmë për të fituar duartrokitje, por sepse besojmë se kjo është rruga e vërtetë. Besojmë në ëndrrën evropiane, por edhe kërkojmë të jetë ëndërr e kapshme për të gjithë, jo vetëm për të zgjedhurit. Prandaj e përshëndes inaugurimin e sotëm të Dialogut të parë për siguri dhe mbrojtje me Unionin. Kjo nuk është vetëm simbolikë e zakonshme. Ky është sinjal se po lëvizim në drejtimin e njejtë”, theksoi kryeministri.
Ai theksoi se bashkëpunimi me Grupin mjekësor ballkanik të punës dhe mbështetjen që e marrim në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë dhe politikave rinore janë gjithashtu hapa që do të thonë shumë për ne.
“Edhe përkundër të gjitha sfidave, besoj se e ardhmja është në anën tonë. Besoj tek qytetarët tanë, tek vendosmëria, durimi dhe pjekuria e tyre. Besoj edhe në vizionin e Bashkimit Evropian, si bashkësi e cila i vlerëson parimet, nuk e harron kontributin dhe e din se kur është koha ta bëjë hapin e vërtetë. Dora jonë mbetet e shtrirë. Jemi të hapur për miqësi, për dialog dhe bashkëpunim. Por, qëndrojmë fuqishëm, të drejtë dhe dinjitoz, me porosi të qartë: Ne jemi të gatshëm. Evropa mund të mbështetet tek ne, ndërkaq tani është koha edhe ne të fillojmë të mbështetemi tek Evropa. Ky takim le të jetë edhe një urë, urë besimi, mirëkuptimi dhe të ardhmes së përbashkët”, theksoi Mickoski.
