Shkup, 23 maj – Transporti publik në Shkup nesër do të zhvillohet sipas orarit të së dielës së qarkullimit për shkak të Festës shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve sllovenë.
NQP Shkup kumtoi se gjatë fundjavës, kujdestare do të jetë pika për shitjen e biletave dhe qendra për personalizim në Qendrën transportuese, me orar të punës prej ora 8 deri 14.
Teleferiku do të funksionojë si zakonisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar të punës prej orës 10 deri 20, me ç’rast në ora 19-19:30 është vozitja e fundit prej posht e lartë, ndërsa në ora 19:45 është e fundit prej lartë e poshtë.
