By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punësimi i shqiptarëve më aktual se asnjëherë, do të bëhet realitet apo vetëm diskutim?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Punësimi i shqiptarëve më aktual se asnjëherë, do të bëhet realitet apo vetëm diskutim?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Punësimi i shqiptarëve më aktual se asnjëherë, do të bëhet realitet apo vetëm diskutim?

admin
Last updated: 23/05/2025 17:07
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Nga kohët e pasluftës e deri më sot, punësimi ka qenë një ndër plagët më të mëdha sociale dhe politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Për vite me radhë, ndonëse përfaqësimi institucional ka qenë temë e shpeshtë në fjalimet politike, realiteti në terren ka dëshmuar se shqiptarët vazhdojnë të jenë të pa përfaqësuar në institucionet shtetërore, veçanërisht të rinjtë me arsim të lartë që shpesh ndihen të papërfillur nga sistemi. Tani se asnjëherë më parë u riaktualizua punësimi i shqiptarëve si nevojë e patjetërsueshme për shqiptarët dhe jo si kërkesë boshe, por a do të zgjidhet me epilog pozitiv apo do të përfundojë me fjalë boshe, shkruan Zhurnal.

Punësimi i shqiptarëve nevojë dhe jo kërkesë boshe –

Punësimi i shqiptarëve ka qenë nevojë që nga pavarësimi i këtij shteti, sepse mos përfillja apo diskriminimi i shqiptarëve ka qenë permanent. Përjashtimi permanent nga institucionet e vendit ka ndikuar që veprimi meritor inkuadrimi në institucione të tingëlloj si kërkesë nacionaliste, që në fakt është e kundërta. Nuk duhet as të shihet si kërkesë por si nevojë e domosdoshme që duhet të plotësohet sa më parë.

Në këtë sfond të gjatë zhgënjimi, një dritë shprese është ofruar së fundmi nga deklarata publike e Bashkim Hasanit nga VLEN, tashmë pjesë e qeverisë së re. Hasani ka paralajmëruar se shumë shpejt mbi 2000 shqiptarë do të punësohen në institucionet shtetërore, një hap që, nëse realizohet me transparencë dhe drejtësi, mund të shënojë një kthesë historike për përfshirjen e shqiptarëve në administratën publike.

Në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj pretendimeve të BDI-së, Hasani është shprehur:

“Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore. Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë mirë të gjithë, se për shumë prej tyre madje kanë luftuar t’i ndalojnë që të punësohen… Lista do jetë e gjatë – mbi 2000 punësime… Punësime ka mjaftueshëm. Vetëm se nuk janë në listat tuaja, që i shfrytëzoni për zgjedhje.”

Ky angazhim publik nuk është vetëm një deklaratë politike ai është një tregues se pjesëmarrja në qeverisje duhet të ketë përmbajtje reale, jo vetëm pozita në kabinet. Nëse qeverisja e re arrin ta zbatojë këtë projekt me meritokraci dhe pa klientelizëm, do të jetë një sinjal i qartë se shqiptarët jo vetëm janë pjesë e shtetit, por edhe faktor aktiv në ndërtimin e tij.

Është thelbësore që ky proces të mos reduktohet në një listë për propagandë, por të shërbejë si model i ri për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në shërbimin civil përmes kritereve të qarta, konkurseve të hapura dhe mbikëqyrjes së pavarur. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë se thjesht vende pune kanë nevojë për besim se ky shtet mund t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, pa ndarje etnike në mundësi.

Në fund, nuk janë vetëm shifrat ato që rëndojnë është mesazhi që ato përçojnë. Nëse më shumë të rinj shqiptarë arrijnë të integrohen në institucionet shtetërore falë politikave të qeverisë ku VLEN është bashkëpjesëmarrëse, atëherë mund të flasim për një kapitull të ri jo vetëm për punësim, por për barazi të mirëfilltë në shtetin që bashkë ndërtojmë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Punësimet nuk duhet të jenë tema para-elektorale –

Nga njëra anë, përfshirja e drejtpërdrejtë e çështjes së punësimit në një kontekst elektoral nuk është praktikë e re në hapësirën politike shqiptare. Premtimet për vende pune para zgjedhjeve janë shpesh pjesë e strategjive për të fituar mbështetje, dhe për këtë arsye marrin shpesh ngjyrime të forta propagandistike.

Nga ana tjetër, përfshirja e qindra të rinjve në tregun e punës përfaqëson një mundësi reale për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në vend. Nëse këto punësime realizohen në mënyrë transparente, mbi bazë merite dhe me garanci për qëndrueshmëri, atëherë mund të shënojnë një kthesë pozitive për një brez që përballen me mungesë perspektive dhe tendencë të vazhdueshme për emigrim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë që, në një realitet ku çdo vend pune është një preventivë e një të riut më pak drejt emigrimit, kjo nismë duhet të trajtohet me kujdes, llogaridhënie dhe përkushtim. Përndryshe, do të mbetet vetëm si një tjetër premtim në radhën e gjatë të retorikës politike parazgjedhore. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pjesë e një grupi kriminal, GJKKO dënon me 17 vite e 8 muaj burg dy vëllezër
Next Article Mexhiti – Kallas: Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?