By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Ky është vend i edukatorëve, me reforma dhe përkushtim të përbashkët të punojmë që UKM të përfshihet në listën e më të mirëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Ky është vend i edukatorëve, me reforma dhe përkushtim të përbashkët të punojmë që UKM të përfshihet në listën e më të mirëve
Maqedoni

Janevska: Ky është vend i edukatorëve, me reforma dhe përkushtim të përbashkët të punojmë që UKM të përfshihet në listën e më të mirëve

admin
Last updated: 23/05/2025 18:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Qëllimi i të gjithëve është që Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ edhe më tej të vazhdojë të përforcohet dhe të përfshihet në listën e 1.000 universiteteve më të mira në botë. Këtë ua kemi borxh patronëve të Universitetit dhe themeluesve të shkrim-leximit slloven si dhe nxënësve të tyre Klimenti dhe Naumi të cilët në shekullin e 9-të, themeluan Shkollën letrare të Ohrit- Universiteti i parë Sllavian dhe më i vjetër evropian, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ceremoninë me rastin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit dhe në ditën e patronatit të Universitetit -Dita e shenjtorëve Shën Kirili dhe Metodi.

“Për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë është përparësi e lartë. Prandaj vitin e kaluar formuam Organ Koordinues Kombëtar për Reformat në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, i cili tashmë po punon në përgatitjen e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Na duhet rregullore e re, profesorët dhe studentët duhet të kenë më shumë të drejta, por me këtë shtohen edhe më shumë detyrime” theksoi Janevska, duke shtuar se në përgatitje është edhe Ligj i ri për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore.

Duke theksuar se buxheti i arsimit i këtij viti është më i madhi ndonjëherë, ministrja potencoi se për shkencën janë ndarë 680 milionë denarë, që është pothuajse dyfishi i 380 milionë denarëve të vitit të kaluar, dhe tashmë janë shpallur tre Thirrje për shpërndarjen e mjeteve për zbatimin e projekteve inovative shkencore-kërkimore.

„Investojmë në paga më të larta për profesorët dhe presim që e gjithë kjo të rezultojë në pro-grame studimore më cilësore dhe më shumë punime shkencore me faktor ndikimi. Po ndërmarrim masa ligjore ndaj instituteve shkencore të cilat nga shkenca kanë vetëm fjalën. Vizioni ynë është arsimi i lartë në nivel evropian”, theksoi Janevska.

Nëse studentët do të mund të zgjidhnin studime më cilësore në vendin e tyre, ata nuk do të shkonin të kërkonin njohuri në katedra të huaja, tha ministrja Janevska, duke shpjeguar se në këtë drejtim janë edhe përmirësimi i standardit të studentëve, bashkëpunimi i shkëlqyer me shoqatat studentore dhe përmirësimin e kushteve në konviktet studentore. Janevska kërkoi që të gjitha palët e interesuara në arsim të kontribuojnë për arsim më cilësor nëse duam të bëjmë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit si shtet.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Guvernatori i ri do të zgjidhet në seancë plenare më 28 maj
Next Article Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?