By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojanovski: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë publike, javën e ardhshme hyn në procedurë parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojanovski: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë publike, javën e ardhshme hyn në procedurë parlamentare
Maqedoni

Stojanovski: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë publike, javën e ardhshme hyn në procedurë parlamentare

admin
Last updated: 23/05/2025 20:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Marrëveshja e nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme do të jetë në procedurë parlamentare dhe do të jetë publike për të gjithë, bëri të ditur sonte deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Stojanovski për lajmet qendrore të televizionit “Sitell” tha se gjithçka do të jetë publike dhe transparente.

“Kjo marrëveshje nuk do të jetë si marrëveshjet që janë bërë në katër sy, por gjithçka do të jetë publike dhe transparente, çdo milimetër dhe çdo shkronjë e asaj marrëveshje dhe atyre që do të vijojnë në të ardhmen do t’i prezantohen publikisht opinionit dhe do t’i dorëzohen Qeverisë dhe Parlamentit, sepse mendojmë se publiku e meriton këtë. Nuk kemi asgjë për të fshehur në marrëveshjet”, tha Stojanoski.

Marrëveshja u nënshkrua dje në Londër nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministrit britanik të Ekonomisë dhe eksportit Geret Tomas. Fondet e siguruara nga kjo marrëveshje do të përdoren për projekte infrastrukturore në hekurudha, shëndetësi dhe arsim.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, Qeveria e Maqedonisë miratoi tekstin e Marrëveshjes pasi kryeministri Hristijan Mickoski dhe homologu i tij britanik Kir Starmer në Samitin e komunitetit politik evropian në Tiranë arritën pajtueshmëri për partneritet strategjik.

Opozita doli me vërejtje në lidhje me mungesën e transparencës mbi marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja
Next Article Erdoğan i thotë kryeministrit spanjoll: Shtypjes në Palestinë do t’i jepet fund me përpjekje të përbashkëta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?