By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Afera më e madhe korruptive” – Bajrami kërkon hetim të plotë për energjinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Afera më e madhe korruptive” – Bajrami kërkon hetim të plotë për energjinë
Maqedoni

“Afera më e madhe korruptive” – Bajrami kërkon hetim të plotë për energjinë

admin
Last updated: 26/05/2025 14:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se në Kosovë skandali më i madh i korrupsionit është ajo që po ndodh me energjinë.

Bajrami ka ftuar Prokurorinë që të hetohet çdo gjë, përfshirë edhe KEK-un, ZRRE dhe KOSTT.

Nga hetimet deputetja ka thënë se nuk bënë të përjashtohen as qeveria e as Ministria e Ekonomisë.

“Prokuroria e Kosovës duhet ta dijë se s’ka korrupsion më të madh sesa korrupsioni që po ndodhë me energji Duhet të hetohet çdo gjë. Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është gjeneruar energji më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum edhe aq, më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit? Duhet të hetohet Qeveria/Ministria e Ekonomisë dhe ndërhyrjet politike në KEK, ZRrE dhe KOSTT”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami tutje ka thënë se KOSTT-i duhet të hetohet sepse “si është e mundur që çmimet në ALPEX janë më të shtrenjta sesa në HUPX gjatë tërë vitit 2024 dhe gjatë viti 2025? Si është lejuar të kalojë importi i energjisë me çmim transporti deri në 800 euro për MWh?”

“Duhet të hetohet ZRrE-ja, sepse kjo licencon KEK-un, KOSTT-in dhe të gjithë operatorët privatë. Duhet të hetohet NOA si tregtari më i madh i energjisë dhe lidhjet e kësaj kompanie me Serbi e me këdo në Kosovë si dhe kompanitë dhe palët e tjera përftuese në krejt këtë situatë”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.

Ish-ministrja tutje ka theksuar se kushdo që e zbardh këtë skemë do të hyjë në historinë e këtij shteti si patrioti më i madh i pasluftës.

“Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Watergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë. Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa? Krejt këto kanë çmimin e të ardhmes së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfituesve, andaj na duhet reagim”, u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit tonë.

“Falënderoj gazetarët që kanë shpërfaqë fakte shokuese dhe na i kanë hapë sytë me gisht siç thotë populli, për me pa se çka po ndodhë në sektor”, tha Bajrami.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liberalizimi i tregut të energjisë, paralajmëron Oda Amerikane: Krizë në punësim dhe industri prodhuese
Next Article Osmani në darkën e NATO-s: Ëndrrat tona u mbrojtën nga ushtarët tuaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?