By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen
Sport

A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen

admin
Last updated: 29/09/2026 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Turqia pësoi një tjetër humbje të rëndë në Ligën e Kombeve, teksa pas disfatës ndaj Francës, u mposht edhe nga Italia me rezultat 4-1 në Bursa.

Disfata e dytë radhazi shkaktoi pakënaqësi të mëdha te tifozët vendas, të cilët gjatë ndeshjes kërkuan largimin e përzgjedhësit Vincenzo Montella.

Pas përfundimit të takimit, trajneri italian u pyet drejtpërdrejt nëse e kishte menduar dorëheqjen.

“Jo, besoj te puna që kam bërë. Nuk u largova edhe pse mora oferta të rëndësishme. Vazhdoj të besoj te futbollistët tanë dhe jam me ta. Do të dimë si të vazhdojmë nga këtu”, deklaroi Montella.

“Për sa i përket dorëheqjes, nëse do të ketë një temë diskutimi për këtë, do të flas me lojtarët e mi, por aktualisht nuk e kemi në agjendë”.

Duke folur për paraqitjen e Turqisë, Montella pranoi se skuadra e tij nuk arriti të kishte të njëjtën qasje si kundërshtari dhe e cilësoi këtë si një aspekt shqetësues.

“Nuk mundëm të kishim të njëjtën qasje në ndeshje si kundërshtarët. Si kombëtare, nuk jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë në këtë nivel. Kjo më trishton”, tha ai.

“Pas rezultatit 3-1 e nisëm më mirë dhe një nga golat tanë u anulua”.

Montella foli edhe për reagimin e tifozëve në stadium, duke pranuar se skuadra e kishte merituar reagimin e tyre, sidomos pas pjesës së parë.

“E meritonim të fërshëlleheshim në pjesën e parë. U përmirësuam në pjesën e dytë, por nuk jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë në nivele të tilla”.

“U përpoqëm të ruanim qetësinë dhe të motivonim lojtarët teksa analizonim ndeshjen. Në përgjithësi, do të marrim mësime nga kjo ndeshje, por nuk duhet ta humbasim vetëbesimin”.

“Kemi ardhur deri këtu dhe do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrën më të mirë në fushën e lojës”, përfundoi Montella.

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

Zbulohet kontrata e Zidanes me Francën – kjo është paga dhe detaji që i ka habitur të gjithë

Publikohen shifrat: Austri – Kosovë, ndeshja që tërhoqi më së shumti shikues në raundin e dytë

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe me thirrje drejtuar pushtetit: Ulni TVSH-në në 5% dhe hiqni akcizat derivatet të lirohen për 15 deri 20 denarë
Next Article Klekovski në pikën në “Diamond Mall”: Parandalimi dhe kontrollet e rregullta janë kyçe për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?