By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski në pikën në “Diamond Mall”: Parandalimi dhe kontrollet e rregullta janë kyçe për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski në pikën në “Diamond Mall”: Parandalimi dhe kontrollet e rregullta janë kyçe për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës
Maqedoni

Klekovski në pikën në “Diamond Mall”: Parandalimi dhe kontrollet e rregullta janë kyçe për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës

admin
Last updated: 29/09/2026 15:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës – 29 shtator, ministri i shëndetësisë, Sasho Klekovski vizitoi pikën për kontrolle falas, në organizim të Institutit për Shëndet Publik në qendrën tregtare “Diamond Mall”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Këtë vit Dita Botërore e Zemrës shënohet nën sloganin: “Sëmundja e zemrës mund të jetë e padukshme: Kap ritmin e zemrës! Mos e humb asnjë rrahje!”. Fokusi është në njohjen e simptomave të fshehura, edukimin e popullsisë dhe aktivitetet e orientuara drejt sigurimit të qasjes universale në kujdesin kardiologjik dhe skriningjet parandaluese.

Në pikën e ISHP-së qytetarët patën mundësi falas të matin nivelin e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, kolesterolit, si dhe gjatësinë dhe peshën trupore, me çka u mundësua llogaritja e indeksit të masës trupore (BMI) – një nga indikatorët e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare është një nga rreziqet më të mëdha në botë. Faktorët që i shkaktojnë këto sëmundje mund të parandalohen dhe të zbulohen me kontrolle të thjeshta. “Apeloj qytetarët rregullisht të kontrollojnë tensionin e gjakut, glikeminë, dhe nëse ka nevojë të marrin terapi të përshkruar nga mjeku, vetëm në atë mënyrë do ta mbrojmë shëndetin”, theksoi ministri Klekovski.

Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, theksoi se qëllimi i kësaj aktiviteti në terren është ngritja e vetëdijes për sëmundjet kardiovaskulare.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen
Next Article Gjorgjievski dhe ambasadorja amerikane Varns e hapën ekspozitën “Road to Liberty” në Shkup me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?