By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të ketë rivotim në 11 komuna? Pas KSHZ-së, vendosë Gjykata Administrative
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A do të ketë rivotim në 11 komuna? Pas KSHZ-së, vendosë Gjykata Administrative
Maqedoni

A do të ketë rivotim në 11 komuna? Pas KSHZ-së, vendosë Gjykata Administrative

admin
Last updated: 24/10/2025 15:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 tetor – Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me të marrë vendimet e Komisionit, rrjedh afati ligjor prej 24 orësh që palët e pakënaqura nga këto vendime të kërkojnë të drejtën e tyre në shkallë të dytë përmes padive në Gjykatën Administrative. Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, theksoi se të gjitha ankesat janë shqyrtuar brenda afatit ligjor, dhe presin nëse ndonjë nga ankuesit do të fitojnë të drejtën për të shqyrtuar rivotimin në ndonjërën nga 11 komunat.

“Do të jenë të përgatitura vendimet e KSHZ-së për vendimet që u morën për ankesat, në afatin e parashikuar ligjorë, pas pranimit të të njëjtave, parashtruesit kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi në shkallë të dytë, me padi në Gjykatën Administrative. Pasi të vendos gjykata, ne për të gjitha këto komuna ku kishte ankesa, në seancë publike, pas disa ditësh varësisht nga procedurat gjyqësore do të dalim me paraqitjen përfundimtare të rezultateve”, tha Boris Kondarko

Nga 44 komunat për të cilat KSHZ-ja shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve për kryetar komune të hënën, ankesat mund të ndryshojnë situatën për 11, pasi që rezultatet atje ende nuk janë përfundimtare dhe do të jenë pas vendimit të Gjykatës Administrative, si në: Haraçinë, Bogdancë, Bosilovë, Butel, Veles, Gazi Babë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çairi dhe Çashkë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje hodhi poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. 37 prej tyre kishin të bëjnë me procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, dhe 20 ankesa ishin për vetë procedurën e votimit.

“Në seancë publike i sqaroi të gjitha ankesat, kishte gjithsej 37 ankesa për rezultatet e votimit. Dhe më parë, sipas pikës së mëparshme 6, 20 ankesa për procedurën e votimit. Gjithsej 57 ankesa, disa prej të cilave përfshinin më shumë vendvotime. Të gjitha ankesat u hodhën poshtë sot si të pabazuara, pra disa u tërhoqën nga palët parashtruese, dhe disa u hodhën poshtë si të papranueshme”, tha Boris Kondarko

Sipas KSHZ-së, kjo nënkupton se në 33 komuna, zgjedhjet lokale janë mbyllur që në raundin e parë, për kryetarë dhe për këshilltarë, të cilët do të certifikohen me mandate sipas afatit ligjor. Prej 80 komunave aq sa kemi në total, në raundin e dytë më 2 nëntor do të votohet në 36 komunat e mbetura në balotazh dhe në Qytetin e Shkupit.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arbër Ademi: Ali Ahmeti nuk do të tërhiqet nga politika, bëhet fjalë për dezinformim
Next Article U kap duke thithur kokainë- Dr. Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor nën udhëheqjen e një mentori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?