Shkup, 27 mars – Ueb faqja e Qeverisë po përballet me probleme në funksionimin e saj gjatë ditës së sotme. Nga ajo që kemi përcjell tërë ditën, faqja herë hapet, herë hapet me vonesë, e herë nuk hapet fare.
Sa kemi vërejtur si medium, problemi në funksionimin e ueb faqes së Qeverisë është paraqitur që nga momenti kur ne si Agjenci e Lajmeve Zhurnal publikuam informacionin që demanton se është zgjidhur problemi me diplomat e nxënësve në Medresenë e Shkupit, siç ka njoftuar BFI.
Mirëpo në procesverbalin e publikuar nga mbledhja e djeshme e Qeverisë askund nuk vërehet se kjo çështje është propozuar fare për shqyrtim, e lëre më të jetë zgjidhur, që bazon dyshimin se informacioni i BFI-së dhe kreut të saj Shaqir Fetahu është i rrejshëm.
Ndryshe, Shaqir Fetahu në cilësinë e kryetarit të BFI-së ditën e djeshme ka uruar medresantët për një vendim të Qeverisë për akreditimin e medresesë “Isa Beu” në Shkup. Por ka rezultuar se vendimi si duket është “fantom”, sepse nuk përmendet fare tek procesverbali në të cilën janë kumtuar vendimet e marruara në atë seancë. Nga gjithsej 15 pika të rendit të ditës në asnjërën prej tyre nuk figuron vendimi për të cilin Fetahu uratën e kishte në maje të gjuhës.
“Nuk është vonë asnjëherë për të festuar e uruar qoftë edhe për vendime të vonuara, por është absurde për një çështje që është dashtë të zgjidhet shumë më herët të dilet me uratë pa ngjitur ndonjë vegëz argumentimi e dëshmie konkrete për këtë vendim të duhur e të shumë pritur. Gënjeshtra është haram, e në këtë muaj të shenjtë është haram i dyfishtë, prandaj është mirë që Fetahu të dëshmojë me fakte uratën e tij për medresantët në të kundërtën ky urim e ky vendim mbetet në vrazhdën e një sërë manipulimeve që sajon ky “ekspert manipulimesh” Shaqir Fetahu. Nëse nuk e dëshmon vendimin Fetahu dhe nuk tregon arsyen përse ky vendim nuk figuron në faqen zyrtare të Qeverisë, mbajnë pretendimet që Fetahu po përdoret si mjet propagandistik në periudhë parazgjedhore”, shkruan Zhurnal.
Në vazhdim edhe Linkun e procesverbalit nga mbledhja e 12-të e Qeverisë: https://www.zhurnal.mk/zhurnal-demanton-shaqir-fetahun-mos-manipulo-medresantet-me-vendim-fantom/