By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve, ekspertët: Kualifikimi ishte bërë i domosdoshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve, ekspertët: Kualifikimi ishte bërë i domosdoshëm
Shqipëri

Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve, ekspertët: Kualifikimi ishte bërë i domosdoshëm

admin
Last updated: 27/03/2024 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga Borana Demiri 

Shtatë universitete publike kanë hapur dyert për mësuesit që kanë nisur të trajnohen nga pedagogët në fushat përkatëse, mbi cilësinë dhe metodat e reja të mësimdhënies.

Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 arsimtare nga e gjithë Shqipëria deri në fund të këtij viti.

“Edhe pse kam 38 vite në profesion, e shikoj shumë të nevojshme që të përditësoj dijet dhe ky trajnim është shumë i rëndësishëm.”

“Unë si mësuese e re patjetër që më duhet të kaloj në disa faza kualifikimesh për të përballuar sfidat në mësimdhënie.”

Ekspertët e arsimit e konsiderojnë të vonuar e të domosdoshëm një program të tillë kombëtar, duke argumentuar se ndryshimi i kurrikulës duhet ti gjente të përgatitur mësuesit e po aq edhe ndryshimet që prekin arsimin në vazhdimësi.

“Nxënësit sot kanë ndryshuar, po ashtu edhe metodat se si ata mësojnë. Bëhesh i rëndomtë nëse nuk e pasuron çdo ditë veten me dije  të reja, me forma të reja pune, me iniciativa të cilat i përfshin të tjerët në punën që bën, nëse nuk je gjithëpërfshirës nuk arrin sukses, puna në arsim është një punë në grup dhe kërkon vullnet e përkushtim të jashtëzakonshëm. Mësues bëhesh në punë e sipër, duke e ushtruar profesionin. Asnjë mësues i ri nuk duhet të mendojë që e mori diplomën dhe u bë mësues. Ata duhet t’u drejtohen niveleve të tjera të kualifikimit”, thotë gjuhëtarja Mimoza Gjokutaj.

Gjuhëtarja Mimoza Gjokutaj vendos theksin tek cilësia e nxënësve që zgjedhin mësuesinë duke nënvizuar se të rinjve i duhet shpjeguar rëndësia e këtij profesioni, që në arsimin e mesëm.

“Në të gjithë botën arsimi është në proces ridimensionimi, për të gjitha kohërat. Kërkohen metoda të reja, infrastrukturë e re, mjedise të reja, integrimi i teknologjisë në mësimdhënie, të cilat nuk kanë qenë më përpara. Provat janë shumë të rëndësishme, njeriu njeh veten.”

Pedagogët në universitetin e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës kanë nisur punën për të ofruar trajnime të specializuara në matematikë, shkencë, gjuhë dhe për arsimin fillor.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A e rrëzoi lajmi “fantom” i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu (zbuluar nga Zhurnal) faqen e Qeverisë ?
Next Article Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?