By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A është futur qeveria në “ofsajd”? Në stadiumin e Tetovës të luhet futboll, e jo lojëra politike!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A është futur qeveria në “ofsajd”? Në stadiumin e Tetovës të luhet futboll, e jo lojëra politike!
AnalizaMaqedoniTOP LAJM

A është futur qeveria në “ofsajd”? Në stadiumin e Tetovës të luhet futboll, e jo lojëra politike!

admin
Last updated: 22/05/2024 18:06
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 22 maj – Në Stadiumin e qytetit në Tetovë janë shënuar momente të paharrueshme që kanë mbetur në mbamendjen e futbolldashësve nga ky qytet, por edhe nga qytete tjera, që kanë mbështetur klubin e zemrës Shkëndija.

Në këtë stadium janë shënuar fitore të njëpasnjëshme me peshë historike, janë festuar tituj kampionësh e fituesish kupash, janë shënuar gola me të cilët krenohen sot e kësaj dite tifozët fanatikë nga qyteti nën Sharr.

Për fat të keq, momentet më kulminante të klubit Shkëndija nuk janë shënuar në këtë stadium, sepse për shkak të mospërmbueshjes së standardeve të UEFA-s, ndeshjet ndërkombëtare është dashur të luhen në Shkup, shkruan Zhurnal.

Për këtë arsye, tifozët me gëzim të paparë në prill mirëpritën fillimin e punimeve për rrënimin e stadiumit të vjetër dhe ndërtimin e stadiumit të ri, sipas standardeve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, pasi në këtë mënyrë hapet rruga që ekipet më të mira evropiane një ditë të vijnë dhe të luajnë në Tetovë. Por, papritmas, stadium i Tetovës nga një djep i të arriturave sportive, u shndërrua në arenë të lojërave politike, që mund të rezultojnë me zvarritje të punimeve për ndërtimin e tij.

Kasami akuzon Qeverinë se është futur në “ofsajd”!

Gjithçka filloi me vedimin e Qeverisë, që vlerësoi se punimet që po zhvillohen për rrënimin e tribunave të vjetra, që t’i bëhet vend ndërtimeve të reja, nuk janë në përputhje. Qeevria madje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që për shkak të “urgjencës” së rastit, të sjellë vendim për ndërprerjen e punimeve, një mjet juridik që nuk përdoret shpeshherë nga qeveria, e cila siç duket deshi t’i shënon gol nga “penalltia” kryetarit të komunës Bilall Kasami.

Mirëpo Kasami kaloi në “kundërsulm” të shpejtë, duke e akuzuar qeverinë se është future në pozitë “ofsajd” dhe duke akuzuar se bëhet fjalë për “lojë jashtë terenit”, nëse shprehemi me fjalor sportiv.

Kasami tha se procedura për ndërtimin është konform ligjit.

Vendimi i Qeverisë sipas Kasamit është marrë nën diktat të Grubit pasi sipas tij objektin kanë dashur t’ia japin një kompanie për lojëra të fatit.

Kasami thotë se në vend që Qeveria e udhëhequr nga kryeministrit teknik Talat Xhaferi ta ndihmojë financiarisht ndërtimin e Stadiumit, ajo miraton vendime në dëm të Tetovës dhe tetovarëve.

“Garantoj të gjithë qytetarët dhe institucionet se gjitha procedurat dhe procesi është në bazë të ligjit, Stadiumi i Tetovës i është dhënë Komunës së Tetovës në shfrytëzim të përhershëm. Ne nuk ndryshojmë destinacionin, ne nuk e prishim stadiumin, por ne ndërtojmë një stadium të ri aty dhe i cili, do i rritet vlera edhe pronës shtetërore me të cilën menaxhon Komuna e Tetovës”. 01:24 “Fatkeqësisht ne e kemi dyshime të bazuara që kjo qeveri në ikje, nën presionin e Artan Grubit ka dashur që edhe objektin e Stadiumit të Tetovës, t’ia japë një kompanie për lojëra të fatit, që aty të bëhet një kazino”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Në vendimin e një dite më parë të Qeverisë për ndalimin e punimeve në stadium thuhet se Komuna e cila e ka në përdorim të përhershëm stadiumin, ia ka dhënë në shfrytëzim Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport.

“Qeveria në arritjen e konkluzioneve të mbledhjes ka marrë parasysh edhe dispozitat e Ligjit për Shfrytëzimin dhe Disponimin me Sendet në Pronë Shtetërore dhe me Sendet në Pronë Komunale, sipas së cilës kompetencë të lejojë shfrytëzim të përhershëm dhe të përcaktojë përfundimin e së drejtës së shfrytëzimit, ka vetëm Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Por, për këtë, Kasami, kundërpërgjigjet duke thënë se “Tetova Transport” vetëm obligohet për ndërtimin e stadiumit dhe nuk i është dhënë në shfrytëzim.

“Ne nuk kemi bërë ndryshimin e pronësisë së stadiumit, edhe më tutje Komuna e Tetovës është shfrytëzues. Ndërmarrja Komuna për Transport është obliguar që të rindërtojë stadiumin, në bazë të gjitha procedurave është bërë shpallja, tenderimi. E njëjta ka kaluar në Byronë për Prokurime Publike në mbikëqyrje”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Qeveria dje njoftoi se do t’i rekomandojë Gjykatës Kushtetuese që ta përshpejtojë procedurën për nismën e parashtruar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave në lidhje me Stadiumin e Tetovës.

A do të përdoret sistemi WAR?

Nga Kushtetuesja thonë se lënda është në fazën e procedurës paraprake.

“Pas dorëzimit të iniciativës, Gjykata Kushtetuese ka formuar lëndë dhe e ka caktuar për ta punuar te gjykatësi dhe këshilltari. Lënda është në fazën e procedurës paraprake dhe po veprohet ndaj të njëjtës në pajtueshmëri me procedurat e rregullores. Është dorëzuar edhe kërkesë deri te Komuna e Tetovës si miratues i aktit, po mblidhen të gjitha të dhënat e nevojshme. Duhet të punohet lënda, ndërkaq sipas Rregullores, gjithmonë Gjykata kur mbledh informata për lëndën, mes tjerash, kërkon edhe mendim nga ai organ që e ka miratuar vendimin. Kur do të jetë në seancë, do ta publikojmë lëndën”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, aktivitetet për ndërtimin e Stadiumit kanë filluar në prill, ndërkaq sipas paralajmërimeve, projekti që do t’i kushtojë komunës 10 milion euro duhet të jetë gati për tre vjet.

“Loja” mes qeverisë dhe komunës për (mos)ndërtimin e stadiumit në Tetovë ka gjasa të zgjasë më tepër se 90 minuta, shkruan Zhurnal. Do të përdorin edhe njëra edhe pala tjetër lloj-lloj truke për të dalë fitues. Do të ketë sulme e kundërsulme, do të ketë gjuajtje volej e roveshata, penallti e ndërhyrje të palejuara, do të ketë edhe gjuajtje nga këndi dhe linja anësore, ndoshta do të përdoret edhe sistemi ËAR. Me rëndësi është që kjo lojë të mos shkon në vazhdime ose penallti, sepse nuk fiton askush, por vetëm humbë sporti. Politika lojërat e veta duhet t’i luajë në teren të vet, kurse tereni i gjelbër duhet t’i lihet në disponim sportistëve./Zhurnal

 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardiane përfundojnë në toksikologji
Next Article Dimitar Kovaçevski largohet nga pozita udhëheqëse në LSDM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?