By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​A ka transferuar para në Angli? Deklarohet Përparim Rama
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​A ka transferuar para në Angli? Deklarohet Përparim Rama
Kosovë

​A ka transferuar para në Angli? Deklarohet Përparim Rama

admin
Last updated: 27/08/2026 13:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht, argument.mk/ – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se transferet e parave nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar përbëjnë ndonjë parregullsi, duke deklaruar se bëhet fjalë për transaksione ndërmjet llogarive të tij bankare.

Rama është pyetur për këtë çështje një ditë pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar materiale në hetuesi, të cilat, sipas tyre, ua ka përcjellë një sinjalizues anonim.

Sipas pretendimeve të asamblistëve të LVV-së, në materialet e dorëzuara përmenden transfere të shumave të konsiderueshme të parave nga një llogari bankare në Kosovë drejt një llogarie në Britani të Madhe.

Ata kanë pretenduar gjithashtu se lidhur me këto transfere kanë nisur hetime nga autoritetet e Kosovës dhe ato britanike.

I pyetur lidhur me pretendimet, Rama ka thënë se ka llogari bankare në të dyja shtetet dhe se transaksionet janë bërë ndërmjet llogarive të tij.

“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th. transferet bankare janë totalisht legjitime dhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos time në konton time”, ka deklaruar Rama.

Pretendimet për transferet janë bërë publike nga drejtuesi i grupit të asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili një ditë më parë tha se në Prokurori kanë dorëzuar materiale të pranuara nga një person që prezantohet si punëtor i Komunës së Prishtinës.

Sveçla tha se materiali lidhet kryesisht me pretendime për legalizime të paligjshme në Komunën e Prishtinës, ndërsa në të, sipas tij, përmenden biznese, zyrtarë dhe shkelje të pretenduara ligjore.

Ai deklaroi se dokumentet përmbajnë edhe pretendime për transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova drejt Anglisë.

Sipas Sveçlës, personi që ka përcjellë materialet ka pretenduar se për këto transfere kanë nisur hetime edhe autoritetet angleze, edhe Prokuroria e Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të materialeve, Sveçla ka pretenduar se disa prej objekteve të legalizuara kanë pasur probleme të ndryshme ligjore, duke përmendur edhe raste kur, sipas tij, objektet janë ndërtuar në pronë publike.

Pretendimet e bëra nga asamblistët e LVV-së janë dorëzuar për hetim, ndërsa Rama i ka cilësuar transferet e përmendura si transaksione të ligjshme ndërmjet llogarive të tij bankare.

You Might Also Like

E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje

Kush po përmendet për president të vendit?

Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit

KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Orari i javës së tretë në Superligën e Kosovës, vëmendja te derbi në Prishtinë
Next Article Ekskluzive: Faton Azizi në garë për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?